Lista, grumbullimi dhe ndeshja 'jetë a vdekje' e Kombëtares U-21! Trajneri Bushi: Në Zvicër vetëm për fitoren

Lista, grumbullimi dhe ndeshja 'jetë a vdekje' e Kombëtares U-21! Trajneri Bushi: Në Zvicër vetëm për fitoren

Futbollistët e Kombëtares U-21

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve të dielën do nisë grumbullimin për ndeshjen e parafundit në grupin kualifikues të Evropianit, teksa do përballet ndaj Zvicrës në transfertë më 6 shtator. Për kuqezinjtë e Alban Bushit, të cilët pozicionohet në vendin e 4 në grup, por kanë 2 ndeshje më shumë se rivalët, opsioni i vetëm është vetëm fitorja, pasi çdo rezultat tjetër i heq mundësinë e kualifikimit.

“Ndeshja me Zvicrën do jetë finale për ne sepse matematika na e lejon që të jemi brenda objektivave. Kështu që do shkojmë për të fituar atje,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Në listën me 23 futbollistët e grumbulluar ra në sy mungesa e Medon Berishës, i cili do jetë me Sylvinhon në kombëtaren A, ndërsa 10 prej lojtarëve të thirrur nga Alban Bushi vijnë nga Superliga.

“Nga kampionati shqiptar sa I përket aktivizmit të të rinjve. Nuk kanë aktivizuar shumë të rinj të them të drejtën. Ka pasur pak, por ne kemi patur gjithmonë potencialin nga jashtë. Nga kampionati shqiptar shumë pak,”-tha Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Përballjen e parë mes Shqipërisë dhe Zvicrës U-21 e fituan helvetët me rezultatin 3-1. 

Lista e futbollistëve të grumbulluar

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?