Lista/ Legalizimet, 910 pronarët
që kompesohen në shtatë qarqe 
PDF/Lista me 910 emrat që kompensohen

Janë 910 qytetarë në rrethe të ndryshme të vendit, qe përfitojnë nga Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave lidhur me shpërblimin financiar për pronat e zëna nga ndërtime pa leje. Ditën e mërkurë, gjatë mbledhjes së qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Korçës, Durrësit, Lezhës dhe Fierit.
Sipas Vendimit, sipërfaqja që shpronësohet në total është 38.214,62 m². Shteti merr përsipër të kompensojë pronën e zënë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shpërblimin e pronarëve, me një vlerë të përgjithshme në masën 857.820.110,3 lekë. Secili nga pronarët do të paguhet në përpjestim të drejtë me sipërfaqen e pronës së zënë. 

Shifra është e barabartë me një sasi valute të konvertuar në 6.2 milionë euro. Sipas VKM, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (Hipotekat) Tiranë, Elbasan, Dibër, Korçë, Durrës, Lezhë dhe Fier do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Rritja e numrit të dënimeve me vdekje, kritika të forta ndaj Arabisë Saudite

Rritja e numrit të dënimeve me vdekje, kritika të forta ndaj Arabisë Saudite