LISTA/ Legalizimet, emrat e rinj që kanë gati tapitë

LISTA/ Legalizimet, emrat e rinj që kanë gati tapitë

TIRANE- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila tanimë, pas një riorganizimi institucional, ka në vartësi edhe Agjencinë e Legalizimeve(ALUIZNI), njofton se ka përfunduar llogaritjet e taksave të infrastrukturës, që duhet të paguajnë qytetarët, të cilët kanë ndërtuar objekte të ndryshme, në disa qarqe të vendit. Kadastra fton të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listat e më poshtme, të vijne të tërheqin pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastrukturë. Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat e Kadastrës nuk emetojnë dot lejen e legalizimit dhe më pas certifikatën e pronësisë.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është nga 4 deri në 8 për qind të vlerës së tregut të sipërfaqes së ndërtimit të ri. Por në ligj parashikohet që për legalizimet kjo taksë të jetë e diferencuar: “Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit”. Pra, është shumë më e ulur. Por sërish është një taksë, që sipas ligjit duhet paguar. Në një shtëpi me një investim prej 10 milionë lekësh, kjo taksë është 50 mijë lekë. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin, pra dosja shqyrtohet, pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Por, për të marrë lejen e legalizimit, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën.

Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr.954, datë 25.11.2015, të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën. “Leja e legalizimit miratohet pasi të jetë administruar dokumentacioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leon: 05/06/2020 14:22

    Me pare per kriminelet qe kane lyer duart me gjak dhe po vjedhin kombin si Rama ,Rucietj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë