Lista Serbe: Njohim vetëm Vuçiç
ngrijmë pjesëmarrjen në institucione

Lista Serbe: Njohim vetëm Vuçiç<br />ngrijmë pjesëmarrjen në institucione
PRISHTINE-Lista Serbe ka bërë të ditur se sërish e ka “ngrirë” pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj në institucionet qendrore të Kosovës, në ekzekutiv dhe legjislativ.

“Aleksandar Vuçiç është kryeministër i qeverisë tonë të vetme dhe autoriteti i tij, si për ne, ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë, është i padiskutueshëm. Për këtë arsye, ne, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e institucioneve të përkohshme në Kosovë, shpallim se do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit Vuçiç dhe do ta ngrijmë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, të nënshkruar nga kryetari i saj, Slavko Simiç.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se “në përputhje me kërkesën e kryeministrit serb, Vuçiç, Mirjana Jevtiç do të tërhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, sepse Mirjana Jevtiç”.

Tërheqja e Jevtiçit nga posti i ministres, siç thuhet në komunikatë, bëhet për faktin se ajo është serbe e Kosovës dhe e respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Republikës së Serbisë. (REL)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni