Lista Serbe nuk kthehet në qeveri
Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës përderisa nuk zbatohen elementet e marrëveshjes së aritur mbi koalicionin bashkëqeverisës, ka deklaruar në Beograd, Marko Gjuriç, drejtor i zyrës për Kosovën në kuadër të qeverisë serbe.
Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës përderisa nuk zbatohen elementet e marrëveshjes së aritur mbi koalicionin bashkëqeverisës, ka deklaruar në Beograd, Marko Gjuriç, drejtor i zyrës për Kosovën në kuadër të qeverisë serbe.
Agjencitë serbe të lajmeve njoftojnë se këto komente Gjuriç i ka bërë pasi ka zhvilluar një takim sot në Beograd me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, e në të cilin takim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gjuriç ka thënë se në javën që vjen do të mbahet një “takim emergjent me të gjithë përfaqësuesit e të gjitha komunave të banuara me serbë”, e në të cilin takim do të shqyrtohen, siç u tha, hapat e mëtejmë pas përjashtimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviç nga qeveria e Kosovës dhe “poshtërimit politik të popullit serb”.
“Ne nuk kemi hyrë në qeveri për të qenë folklor, apo ikebanë, dhe as që do të marrim pjesë në të, për aq kohë sa dikush mund të mendojë se duhet të jemi vetëm dekor”, ka thënë Gjuriç, duke shtuar se këtë qëndrim e ndajnë edhe përfaqësuesit serbë, e të cilët kanë marrë mbështetjen e Vuçiç.
Ministri i shkarkuar ndërkaq, Aleksandar Jabllanoviç, u ka thënë gazetarëve se s’ka asnjë dyshim se Lista Serbe "nuk do të marrë pjesë në asnjë farsë politike”.
Largimi i Jabllanoviç nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës për shkak të një deklarate që Jabllanoviq kishte bërë më 6 janar.
Ai i kishte cilësuar si "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Marre nga RELRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.1%
-
Më keq
44.7%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 3059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Tedi Blushi i Metës sulmon SPAK: Po bëhet pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të grabitur votat
4 Gusht, 11:51
-
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 3% më shumë nga 14 Maji 2023
4 Gusht, 11:51
-
Ermonela Jaho koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit: Mirënjohës që je imazh i Shqipërisë moderne
4 Gusht, 11:47
-
Mirditë/Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet 31-vjeçari, në hetim kryeplaku i fshatit! Sekuestrohet 4 kg kanabis (EMRI)
4 Gusht, 11:38
-
Kërcënohet përsëri me vdekje presidenti i Lacios, Lotito rrëfen ‘ferrin’ që po përjeton: Më duket si në kohët e ‘Diabolik’!
4 Gusht, 11:31
-
Zgjedhjet për kryebashkiakun, Fredi Beleri mesazh në greqisht nga burgu: Vëllezërit e mi minoritarë po bëjnë sot betejën përfundimtare
4 Gusht, 11:16
-
Durrës/ Kërcënojnë me thikë taksistin dhe i marrin xhiron ditore, në pranga një djalë dhe një vajzë (EMRAT)
4 Gusht, 11:12
-
Ardit Bido: A shihemi fundjavën tjetër djema?
4 Gusht, 11:11
-
'Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë', Gjikuria pas votimit: Pavarësisht kartave ID të skaduara, do të fitojmë
4 Gusht, 11:06
-
Qëndresa Qytetare: Katër problematika në Zgjedhjet e Himarës, komisionerët po flasin greqisht!
4 Gusht, 10:57
-
Pse olimpistët kafshojnë medaljet e arta?
4 Gusht, 10:47
-
Izrael, sulm terrorist pranë Tel Avivit! Një person sulmon me thikë 4 kalimtarë, 2 vdesin. Vritet dhe atentatori palestinez
4 Gusht, 10:43