Gjatë verifikimit të listave të zgjedhësve të publikuara nga Ministria e Brendshme për periudhën 3 janar deri më 3 maj rezulton se qarku që ka pësuar më shumë largime është pikërisht ai i Fierit, ku gjatë 5 muajve sipas këtij raporti janë larguar nga Fieri drejt kryeqytetit, por jo vetëm plotë 1,965 zgjedhës.
Ndërkohë që qarku ku kanë lëvizur më pak zgjedhës është ai i Durrësit me 1591, i Lezhës nga ku janë larguar 695 si dhe i Kukësit ku janë larguar 869 zgjedhës.
Shifra të larta paraqiten edhe në Qarkun Elbasanit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Vlorës,lëvizje që e tejaklojnë shifrën 1 500. Raporti paraqet në të njëjtën kohë edhe zhvendosjet pakësimet si dhe shtimet në të gjitha këto qarqe që janë bërë gjatë këtyre 5 muajve, periudhë kjo që përkon me verifikimin e listave të zgjedhësve.
Lëvizjet e popullisë kanë qenë dhe në shenjestër të opozitës, ku sipas saj mazhoranca është ajo që ka kryer më shumë lëvizje të popullisë. Akuzat kanë qenë për shtim të popullsisë në Qarkun e Kukësit, qark në të cilin janë shtuar dhe janë lëvizuar emra të zgjedhësve.
SHENJAT E PIKËSIMIT
Në listat përfundimtare është evidentuar përdorimi i shenjave te pikësimit të palejuara në 4048 raste. Përkatësisht tek Rubrika Amësia 481 raste, te rubrika Atësia 1834 raste, te rubrika Emri 1673 raste. Ashtu siç është denoncuar edhe më parë, në lista ekzistojnë erma të tillë me shkronja “xxx” apo dhe shenja të tjeram të cilat duhet të ishin pastruar nga Ministria e Brendshme.
Një shqetësim që pritet të ngrihet nga opozita është dhe ai zgjedhësve pa adresë. Sipas verifikimeve që i janë bërë listave përfundimtare të zgjedhjeve që nga periudha janar-maj, rezultojnë plot 348 284 zgjedhës pa adresë të evidentuar. Vetëm Qarku i Tiranës ka 87.025 zgjeddhës pa adresë, ç`ka do të rrisin rrezikun e të votuarit dy herë në zgjedhje.
GJETJET
Në ekstraktin e perbërësve zgjedhore të datës 13.05.2013, figurojnë 3270947 zgjedhës, ose 14027 më pak se në listat e datës 03.01.2013 , por nga zbërthimet e listave del se janë shtuar 15145 zgjedhës dhe pakësuar (të vdekur , të ngrirë si rezultat i dublimeve) gjithësej 29083 zgjedhës. Pakësimi si diferencë është 14027 përberës zgjedhor.
STATISTIKA E LEVIZJEVE TE ZGJEDHESVE NGA DATA 03.01.2013 DERI NE 13.05.2013
BERAT 1,724
DIBER 1,552
DURRES 591
ELBASAN 1,242
FIER 1,965
GJIROKASTER 1,567
KORCE 1,931
KUKES 869
LEZHE 695
SHKODER 1,221
TIRANE 883
VLORE 1,553
Shuma 14,027
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
Redkasi Online
(b.m/shqiptarja.com)