Listat e hapura 100% garantojnë edhe barazinë gjinore

Listat e hapura 100% garantojnë edhe barazinë gjinore

Foto ilustruese

Në datën 15 korrik 2020, menjëherë sapo në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ligji për hapjen i listave të kandidatëve për në Kuvendin e ardhshëm, në gazetën Shqiptarja.com është botuar shkrimi im me titull: “Listat e hapura me dysheme” ku kam argumentuar se përse listat e hapura nuk pengojnë zbatimin e ligjit mbi barazinë gjinore. Por, meqenëse ditën e hënë dt 07.09.2020 në Kuvendin e Shqipërisë vetë Kryeministri hodhi idenë: “Lista të hapura 100% nëse garantojnë barazinë gjinore”, më lind e drejta të them se ligjvënësit nuk e kanë kuptuar (ose nuk duan ta kuptojnë) se hapja e listave 100% nuk krijon asnjë mos përputhje me ligjin mbi barazinë gjinore. Votimi me lista të hapura ka këto aspekte: lista e kandidatëve, fleta e votimit dhe votimi, renditja e kandidatëve fitues.

1) Lista e kandidatëve:

Subjekti politik harton listën me emrat dhe numrat përkatës të kandidatëve (renditur sipas rendit alfabetik) dhe ia dërgon administratës zgjedhore. Kjo ilustrohet në Tabela 1. 2) Fleta e votimit dhe votimi: Për fletën e votimit dhe votimin po sjell një fletë votimi, Tabela 2, në një qark ku ka 15 (pesëmbëdhjetë) deputetë.

Në Tabela 2 tregohet një fletë votimi dhe mënyra e votimit nga një votues çfarëdo. Në këtë rast, votuesi ka zgjedhur të japë votën e tij për subjektin politik C me sigël SH ndërsa ka votuar për kandidatin me numër 5 (pesë) në listën e subjektit politik C. Në rast se votuesi shënon më shumë se një numër në kolonën “Vota për kandidatët sipas numrit në listën e subjektit” fleta e votimit konsiderohet e pavlefshme.

3) Renditja e kandidatëve fitues: Aspekti “renditja e kandidatëve fitues të subjektit politik” nuk ka të bëjë aspak me vetë subjektet politike dhe votuesit. Ky proces kryhet nga administrata zgjedhore (mund të jetë komisioni qendror i zgjedhjeve ose si të vendosë ligjvënësi). Po përpiqem të sjell disa shembuj që sqarojnë si veprohet në një situatë konkrete. Shembull 1. Në tabelën 3, votuesit kanë dhënë zgjidhje përfundimtare.

Deputetë shpallen nëntë kandidatët e renditur të parët, respektohet edhe barazia gjinore (ka katër femra, më shumë se një e treta). Në këtë rast administrata shpall direkt listën. Shembull 2.

Në tabelën 4, votuesit kanë dhënë zgjidhje përfundimtare. Deputetë shpallen nëntë kandidatët e renditur të parët, respektohet edhe barazia gjinore (në listë ka tre femra fituese, është saktësisht një e treta femra). Edhe në këtë rast administrata shpall direkt listën.

Shembull 3.

Me tabelën 5, votuesit nuk kanë dhënë zgjidhje përfundimtare. Në listën e 9 (nëntë) të renditurve të parët ka vetëm dy femra, ndërkohë duhet të jenë jo më pak se sa tre.

Në këtë rast ndërhyn administrata zgjedhore, duke shpallur fituese, në vend të kandidatit me numër 9 (nëntë) Eduart, kandidaten e parë femër në renditjen poshtë numrit nëntë, në Tabelën 5 është numri 12.Lumturi. Me këtë ndryshim, renditja përfundimtare do të jetë si në Tabela 5/1

Në Tabelën 6, votuesit nuk kanë dhënë zgjidhje përfundimtare.

Në Tabelën 6, votuesit nuk kanë dhënë zgjidhje përfundimtare. Në listën e fituesëve është vetëm një femër, 2.Zamira, 11900 vota. Në bazë të ligjit duhen sjellë në listën fituese dy femra që janë posh listës fituese. Shpallen fituese Irena dhe Lumturia, zbresin posh listës fituese Eduart dhe Flamur. Tabela përfundimtare është Tabela 6/1. 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar