'Listat e hapura kërkesë e jona', Hajdari: Nuk ka pasur presion ndërkombëtar (VIDEO)

Rudina Hajdari e ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se nuk ka pasur presion nga ndërkombëtarët për listat e hapura. Në lidhje me komunikimin me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, ajo shtoi se ka pasur kontakte, aq sa anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

"Nuk ka pasur presion ndërkombëtar për listat e hapura. Listat e hapura mbështeten për të përmirësuar cilësinë e demokracisë. Sa herë të ketë kërkesë për mbledhje do të jem e pranishme, besoj edhe zoti Murrizi se tregojmë vullnetin. Natyrisht që kam pasur kontakte, aq sa kanë anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, edhe gjatë kësaj periudhe. Mendoj se është e qartë që edhe heshtja është një lloj qëndrimi. Nuk besoj që do dali njeri kundër kësaj", tha Hajdari.


Lajmi kryesor:

Hajdari në Repolitix: Marrëveshja me PS garanci për listat e hapura dhe marrjen e 84 votave për '5 qershorin'! Basha po mban peng opozitën (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena