TIRANË – Tre shtyllat kryesore të Partisë Demokratike për punësimin e shqiptarëve në 4 vitet që vijnë, nëse fiton zgjedhjet parlamentare, jane programi për punësimin, liria e tregut dhe marrja e statusit të vendit kandidat. Kështu ka deklaruar Kryeministri Berisha gjatë një konference me gazetarët. Kreu i Qeverise tha se gjate 10 diteve qe vijne, PD do t'i paraqese shqiptareve, skemen sesi do paguhen me mire per punen e tyre.
“Në përpjekjen tonë për punësimit ne kemi shfrytëzuar të gjitha potencialet. 4 vitet që vijnë ne do paraqesim para shqiptarëve, krijimin e vendeve të punës sipas cdo sektori. Projekte gjigande në horizontin e qeverisë. Qeveria do të kontraktojë firmat më serioze për hartimin e projekteve të tjera të mëdha. Për t’ia ofruar ato biznesit ndërkombëtar duke pasur si kriter punësimin e mijërave qytetarëve. Nga nesër dhe në vijim do ju paraqesim shqiptarëve në termat më realiste programin tonë të punësimit në të gjitha fushat. Ne këto premtime, këto projekte dhe zotime i marrim bazuar në arritje reale që kanë bërë të vlerësojnë Shqipërinë një histori të vërtetë suksesi dhe vendi i vetëm ku u ul papunësia. “Pra shtylla e dytë kryesore do jetë reforma e thellë e tregut të punës. Ne kemi hedhur disa baza, në 4 vitet që vijnë do ndërtojmë ndërtesën e kësaj reforme që do e bëjë më të mbrojtur nga kriza ekonominë shqiptare.
Duke iu rikthyer çështjes së Referendumit për 3 ligjet, Berisha tha se PS ka afat deri me 23 qershor për të votuar këto tre ligje .
"Shtylla e tretë më kryesore ku ne bazojmë punimin", - tha ai, -"është integrimit në BE. Së pari statusit i vendit kandidat. 23 qershori po afron. Gjer me 23 qershori ne jemi të gatshëm të mbledhim Parlamentin vetëm për të votuar ato 3 ligje. Por në rast se pala tjetër me një vullnet të sëmurë, vijon dhe insiston bllokimin e tyre ne në afatin më të parë ligjor do të thërrasim referendumin dhe unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarët do të zhbllokojnë dhe do i japin përgjigje më të mirë procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat”
I pyetur nga "A1 Report" per per listat e kandidateve te PD-se për deputetë, Kryeministri është treguar i rezervuar ndërsa ka akuzuar liderin e opozitës se po bën terror në PS.
“As dhe socialisti i fundit, më i largët dhe me i afërt, nuk ka parë të mblidhet një forum i PD për të përcaktuar sic është rendi dhe rregulli qoftë dhe një kandidati. Unë nuk hyj tek emrat. Nuk them se kreu i PS apo PD nuk ka peshën e tij në emërimin e kandidaturave. Por përdorimi i kandidaturave për terror partiak nuk është demokratik. Unë nuk them se nuk kam fjalën time me peshë për përcaktimin e listave, por nëse unë njërin e marr dhe e shoqëroj dhe them Eureka, kurse te tjerëve u them prisni sa të vijë Asambleja Kombëtare këtë as ati shpirtëror i Edi Ramës nuk e ka bërë ndonjëherë. Ky është terror, mekanizmi i c’bërjes së listës”
Berisha foli edhe mbi nacionalizmin ku theksoi se nacionalizmi i shqiptarëve është kryekëput i bazuar në vlera euro-atlantike.
Redaksia online
(ar.sh/jk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com