Listat, FRD: Pa standarte, me
njerëz të dubluar e pa adresa
Raportet e dy audituesve të listave, që u lexuan dje në KQZ, kanë nxitur FRD-në të ngrejë zërin:"Është e papranueshme që me gjithë reformat që reklamohen nga Qeveria Shqiptare, pothuajse 20% e shtetasve shqiptarë janë ende pa adresë."
TIRANE - Raportet e dy audituesve të listave, që u lexuan dje në
KQZ, kanë nxitur FRD-në të ngrejë zërin për parregullsitë që ekzitojnë ende në listat e zgjedhësve nëpër qarqet e vendit. FRD-ja, nëpërmjet një deklarate, shprehet: "Nisur nga të dhënat më të fundit të auditit të zhvilluar nga KQZ, bie në sy një numër ende i lartë dhe i pajustifikueshëm i zgjedhësve të dubluar në lista, që shkon deri në 27 mijë persona. Po ashtu edhe zgjedhësit pa adresë në këto lista kanë kapur një shifër rekord prej 348 mijë personash, ç'ka përbën një problematikë alarmante në mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor.
Referuar fakteve të mësipërme, Fryma e re Demokratike konstaton me keqardhje se puna e kryer deri më tash nga ana e Ministrisë së Brëndshme, Drejtorisë së Gjendjes Civile dhe Organeve Vendore ka lënë shumë për të dëshiruar dhe po kthehet në një nga problemet kryesore të këtyre zgjedhjeve, të cilat janë ende larg pritshmerisë së standarteve. Është e papranueshme që me gjithë reformat që reklamohen nga Qeveria Shqiptare, vijon që pothuajse 20% e shtetasve shqiptarë të jenë ende pa adresë, çka tregon një nivel të lartë papërgjegjshmërie dhe mungesë të qëllimëshme të kontrollit shtetëror mbi popullsinë në vend.
Fryma e Re Demokratike beson se mosveprimi nga ana e organeve shtetërore për të reduktuar brenda afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor, numrin e zgjedhësve pa adresë dhe të dubluar, është në vazhdën e perpjekjeve për manipulim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky është një skenar tepër i shëmtuar dhe i papranueshëm për rëndësinë që përfaqësojnë këto zgjedhje si në aspektin politik të vendit, po ashtu dhe në proçeset e intergrimit tonë drejt Bashkimit Europian. Manipulimi i zgjedhjeve sigurisht që ka një histori të turpshme në vendin tonë, por sot më shumë se kurrë çdo faktor konstruktiv qytetar, politik dhe ndërkombëtar kërkon që kjo pjesë e të shkuarës të arkivohet, dhe në këto zgjedhje të sundojë shteti ligjor dhe vullneti i lirë i zgjedhësve.
Çdo tentativë për të bllokuar, deformuar apo falsifikuar votën e shqiptarve do të konsiderohet një atentat që i bëhet kushtetutës, aspiratave të votuesve dhe integrimit të vendit. 23 Qershori është rasti për të treguar mbi të gjitha kulturë publike dhe qytetare, por dhe për të rikthyer besimin tek personat që nuk votojnë prej shumë vitesh, se edhe ata janë faktor i rëndësishëm për ndryshimet e pritshme në jetën politike të vendit. 23 Qershori është gjithashtu edhe dita kur të gjithë shqiptarët duhet të mbyllin kapitullin e fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj çdo nëpunësi apo politikani që synon ti shkatërrojë këto zgjedhje, vetëm për interesin e ngushtë të karriges së tij. Në këto kushte, duke denoncuar shqetësimin e mësipërm, Fryma e re Demokratike i bën thirrje organeve shtetërore, KQZ-së dhe çdo njësie vendore që të mundësojnë një proces serioz .
Fryma e re Demokratike, duke mbështetur dhe vlerësuar misionin e
OSBE/ODHIR, si dhe përpjekjet për të normalizuar proçesin zgjedhor nga ana e diplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, fton këta të fundit të fokusojnë monitorimin e tyre edhe në këtë aspekt.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44