Ministria e Financave një ditë më parë ka bërë pagesën në disa banka për dhjetra ish të përndjekur politikë. Burime nga ky institucion sqarojnë se pagesat janë bërë për këstin e gjashtë. Financat u kërkojnë ish të dënuarve që të shkojnë pranë bankave të nivelit të dytë për të kontrolluar nëse u ka kaluar kësti. Paraprakisht është publikuar edhe lista e ish të përndjekurve që kanë marrë lekët dhe atyre që do t’ju hidhen në dy javët e ardhshme.
/Shqiptarja.com












