Lituania bllokoi transferimin e disa mallrave për në Rusi, ish-gjenerali rus i kërkon Putinit të dërgojë armë bërthamore në Kaliningrad

Lituania bllokoi transferimin e disa mallrave për në Rusi, ish-gjenerali rus i kërkon Putinit të dërgojë armë bërthamore në Kaliningrad

1655833799_putin.JPG

‘Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që 'do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze', kjo pasi vendi bllokoi mallrat e sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t'i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.

“Rusia me siguri do t'i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat përkatëse janë duke u përpunuar në formatin ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”, citon Interfax të ketë thënë Patrushev, një ish-spiun i KGB-së./BBC

“Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë”, shtoi ai. 

Paralajmërimi i Patrushev vjen pasi gjenerali rus në pension Evgeny Buzhinsky i kërkoi Putinit të dërgonte armë bërthamore në Kaliningrad. 

Zëdhënësi i Presidentit u shpreh gjithashtu, duke paralajmëruar se Moska nuk do t'i besojë më Perëndimit pas kësaj lëvizjeje. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina lindore në flakë! Lituania bllokoi mallrat drejt Kaliningradit, Rusia kërcënon: Do ketë pasoja! SHBA i kundërpërgjigjet: Kanë mbështetjen tonë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë