Lituania mbyll dy pikëkalime kufitare me Bjellorusinë: Rrethana gjeopolitike

Lituania mbyll dy pikëkalime kufitare me Bjellorusinë: Rrethana gjeopolitike

Kamp i mercenarëve rusë të grupit Wagner në Bjellorusi

Qeveria lituaneze njoftoi se ka mbyllur dy nga gjashtë pikat kufitare me Bjellorusinë. Ajo e justifikoi këtë hap me "rrethana gjeopolitike”.

Lituania kufizohet në lindje me Bjellorusinë, ku mercenarët rusë të grupit Wagner gjetën strehim pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në muajin qershor.

Ky vend baltik ka kufi edhe me eksklavën ruse të Kaliningradit.

Suedia nis hetimet për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë

Qeveria suedeze dyshon se rritja e eksporteve në vendet fqinje me Rusinë është tregues për shkelje të sanksioneve. Ministria e Jashtme në Stokholm njoftoi se Enti Kombëtar i Tregtisë është ngarkuar të nisë hetimet.

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shumë vende vendosën sanksione dhe masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë Pas sulmit rus ndaj Ukrainës shumë vende vendosën sanksione dhe masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë

Në shkurt të vitit 2022 Suedia ashtu si shumë vende të tjera vendosi pas sulmit rus ndaj Ukrainës sanksione dhe masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë që synojnë të godasin ekonominë ruse./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja