Litzman:Të gatshëm për dërgimin e
mjekëve të kualifikuar izraelitë në Shqipëri
Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yakov Litzman, zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i kryesuar nga Ministri Ilir Beqaj. Në bisedimet ndërmjet dy ministrave u diskutua rreth intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy ministrive të shëndetësisë.
Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yakov Litzman, zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i kryesuar nga Ministri Ilir Beqaj.
Në bisedimet ndërmjet dy ministrave u diskutua rreth intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy ministrive të shëndetësisë, në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore që u nënshkrua në muajin dhjetor në Jeruzalem, nga Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij izraelit Benjamin Netanyahu.
Bisedimet u fokusuan në shqyrtimin e mundësive për shkëmbimin e përvojës së Izraelit në organizimin e kujdesit shëndetësor me fokus të veçantë në parandalimin dhe kujdesin shëndetësor parësor, në ngritjen e kapaciteteve të personelit mjekësor dhe vlerësimit të aftësive të personelit shëndetësor, në eksperiencën izraelite në përdorimin dhe shfrytëzimin e informacionit individual shëndetësor.
Ministri Litzman shprehu gatishmërinë për dërgimin e mjekëve dhe specialistëve të kualifikuar izraelitë për të dhënë ndihmesën e tyre pranë sistemit shëndetësor të Shqipërisë, dhe mirëpriti ftesën e Ministrit Beqaj për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim, ministri Beqaj shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.
Në vizitën e tij, kreu i shëndetësisë shqiptare vizitoi “Wolfson Medical Center” ku u njoh nga afër me arritjet dhe përvojën e shërbimit publik spitalor izraelit. Gjithashtu, ai u njoh me programin “Save a Child’s Heart” të këtij insitucioni dhe diskutoi me drejtuesit e tij për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nismë, propozim i cili gjeti mirëkuptim të plotë.
Në përfundim të vizitës, Ministri Beqaj zhvilloi një takim pune me Ambasadorin Gil Haskel, Drejtor i Përgjithshëm i agjencisë për bashkëpunimin dhe zhvillim ndërkombëtar me seli në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, MASHAV, ku u diskutua dhe e ra dakort për miratimin e një memorandumi bashkëpunimi tre-vjeçar midis Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare dhe MASHAV-it në çështje me interes për sistemin shëndetësor shqiptar.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.2%
-
Trump
48.6%
-
S'kam mendim
3.2%
Vota total: 8321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërndava një video pa konfirmuar, influencuesi pro-Trump për CNN: Agjenti rus më dha 100 dollarë
5 Nëntor, 14:15
-
Juventusi në transfertë me Lille, Thiago Motta: Janë në formë të shkëlqyer
5 Nëntor, 14:07
-
Zgjedhjet presidenciale, Moska: S'jemi të interesuar kush fiton! Urojmë që populli i SHBA të kapërcejë krizën demokratike
5 Nëntor, 14:06
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Rradhë të gjata, votuesit presin për të votuar në Karolinën e Veriut
5 Nëntor, 14:00
-
Xhixho: Projektbuxheti 2025, jo në shërbim të qytetarëve
5 Nëntor, 13:57
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor, 13:54
-
Publikohen pamjet kur Noizy vetëdorëzohet në policinë e Kosovës
5 Nëntor, 13:43
-
UEFA: Një minutë heshtje në nderim të viktimave në Valencia
5 Nëntor, 13:36
-
Dhunoi barbarisht personazhin e Tik Tok, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës! Shikoni momentin (VIDEO)
5 Nëntor, 13:30
-
I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Itali 31-vjeçari shqiptar
5 Nëntor, 13:24
-
‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon nga 10 vite burg për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin dhe 7 vite për Elvis Koçin
5 Nëntor, 13:19
-
ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë
5 Nëntor, 13:18