Analisti Endri Tafani, ka komentuar protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë ditën e djeshme. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se demokratët janë lodhur nga protestat.
Sipas tij, edhe foltoret e përjavshme që bënë Sali Berisha para Kryeministrisë janë humbje kohe për PD-në.
‘Dështim jo dhe aq sepse të gjithë thoshin se duke parë sa veta shkonin tek foltoret e Berishës që bëri çdo të hënë pritej që të kishte një numër më të vogël njerëzish. Por nuk krahasohet me ato protesta që PD ka bërë më para. Edhe ajo dalja çdo të hënë para Kryeministrisë i lodh njerëzit. Sa foltore ka bërë Berisha, është folur më për to? Janë humbje kohe.
Është më mirë kjo protestë sesa ato foltoret apo protesta me bllokim rrugësh. A ka arsye në Shqipëri për të protestuar. Po ka? A kanë dalë njerëz aty që janë me moral të pastër? Në Shqipëri duhet që të kuptohet se ajo që vendos në Shqipëri janë numrat, Rama ka frikë nga numrat e mëdhenj dhe jo nga numrat e vegjël’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ Meçe: Ishte dështim! Kthupi: Ramës s’i rrezikohet pushteti nga Berisha! Faik Basha: Njerëzit duan arsye të dalin në bulevard










