Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë përmes të cilës kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Burimet mjekësore i thanë agjencisë palestineze të lajmeve Wafa se të paktën 12 persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë u vranë sonte në një bombardim izraelit të një ndërtese banimi në pronësi të familjes Harb në lagjen al-Zuhor të Rafah, në Rripin jugor të Gazës.
“Nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist, unë jam sionist”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden, në një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah.
Ai po ashtu aludoi për marrëdhëniet e tij komplekse me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke pranuar se ata kanë pasur dallime ndër vite dhe vazhdojnë t'i kenë. Duke folur në pritjen e Shtëpisë së Bardhë për festën hebraike të Hanukkah, Biden kujtoi marrëdhënien e tij prej dekadash me Netanyahun. Presidenti amerikan tha se kishte bërë një shënim në një fotografi të vjetër të të dyve, duke përdorur pseudonimin për liderin izraelit.
Një anije është sulmuar në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq. Sulmi në anije erdhi pasi kërcënimet janë shtuar nga rebelët Houthi të Jemenit për anijet tregtare në zonë për luftën Izrael-Hamas në Gaza. Gjenerali Yahya Saree tha se një njoftim i rëndësishëm do të vinte së shpejti. Firmat private të inteligjencës Ambrey dhe Dryad Global konfirmuan se sulmi ndodhi pranë ngushticës vendimtare Bab el-Mandeb që ndan Afrikën Lindore nga Gadishulli Arabik
Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë për të bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza. 153 anëtarë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan, shkruan Sky News.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis
Ditën e sotme. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, është rimbledhur për të tretën herë për të votuar projekt-rezolutën e cila mundëson një armëpushim në Gaza, pasi nisma dështoi dy herë.
Para votimit, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Dennis Francis, mbajti një fjalim në të cilin foli për "sulmin ndaj civilëve, prishjen e sistemeve humanitare dhe mosrespektimin ndaj të drejtës ndërkombëtare” nga Izraeli.
"Edhe lufta ka rregulla”,- ka theksuar Francis.
Rezoluta është e strukturuar në 3 pika:
Kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Thekson se të gjitha palët respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve.
Kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar.
Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën drejtimin e Hamasit, ka njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës, më 7 tetor, ka shkuar në 18,400.
Ndër të tjera, autoritet palestineze kanë bërë me dije se numri i persona të plagosur ka shkuar në 50,100.
Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është shprehur ditën e sotme se influenca e Izraelit së bashku me mbështetjen ndaj saj, po bie në mbarë botën.
Gjatë një aktiviteti në Washington, Biden shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Nenatyahu, nuk e pranon zgjidhjen e propozuar nga shumë vende të botës, krijimin e shtetit palestinez krahas atij izraelit, por ka theksuar se Izraeli duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për të shuar konfliktin në Gaza.
"Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen në mbarë botën për shkak të bombardimeve pa dallim.
Netanyahu duhet të forcojë dhe ndryshojë qeverinë izraelite për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për konfliktin izraelito-palestinez. Ai nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”,- është shprehur Biden.
Një deputet turk ka humbur ndjenjat gjatë fjalës së tij në parlament ku po flitej për buxhetin e ministrisë së Jashtme.
Sipas mediave të huaja, deputetit Hasan Bitmez i ka rënë të fikët në momentin që po kritikonte qeverinë për qëndrimin që po mban lidhur me luftën në Gaza.
Bitmez ra përreth podiumit dhe goditi kokën në tokë. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë.
Ushtarët e Hamasit
Forcat izraelite "sulmuan spitalin Kamal Adwan" në Gazën veriore "pasi e rrethuan dhe bombarduan për disa ditë".
Kështu deklaroi zëdhënësi i ministrisë palestineze të shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, Ashraf al Qidreh.
Ushtarët "po grumbullojnë burra, përfshirë personelin mjekësor, në oborrin e spitalit dhe kemi frikë se ata do të arrestojnë ose vrasin personelin mjekësor", shtoi ai.
OKB
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë sot (12 Dhjetor) për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme të propozuar në Këshillin e Sigurimit.
Drafti aktual i propozuar u paraqit nga një grup prej 20 vendeve arabe dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik.
Asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh. Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse ato pasqyrojnë opinionin global.
Që nga fillimi i luftës, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë për të miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve midis 15 anëtarëve të tij.
Ushtarët e Hamasit
Luftime të ashpra janë raportuar në të gjithë Gazën deri në mbrëmjen e së hënës (11 Dhjetor), ndërsa ministri i mbrojtjes i Izraelit hodhi poshtë thirrjet ndërkombëtare për të përfunduar ofensivën ushtarake të vendit, duke thënë se faza aktuale e operacionit kundër Hamasit mund të zgjasë me muaj.
Yoav Gallant tha për Associated Press se faza aktuale e konfliktit, e karakterizuar nga luftime të ashpra tokësore të mbështetura nga fuqia ajrore, mund të zgjasë për javë të tëra dhe se aktiviteti i mëtejshëm ushtarak mund të vazhdojë për muaj të tërë.
Gallant foli ndërsa forcat izraelite po luftonin me militantët në dhe rreth qytetit jugor të Khan Yunis.
Të hënën (11 Dhjetor), militantët dhe banorët thanë se luftëtarët zmbrapsën tanket izraelite në perëndim, ndërsa përleshjet me forcat izraelite në Gazën veriore vazhduan, pavarësisht se Izraeli tha se misioni i tij atje kishte përfunduar kryesisht.
Bombardimet izraelite vazhduan edhe gjatë natës të hënën, thanë banorët dhe zyrtarët shëndetësorë. Mjekët thanë se sulmet ajrore izraelite shkaktuan të paktën 15 viktima në Rripin qendror dhe jugor të Gazës.
Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje Hamasit që të dorëzohet, me qeverinë e tij që pretendon se mijëra militantë janë vrarë gjatë luftës, tashmë në muajin e tretë të saj.
Foto nga luftimet mes Hamasit dhe Izraelit
Luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke vazhduar në Rripin e Gazës. Brigada Nahal e ushtrisë izraelite në veri të Gazës kanë rritur prezencën, pas shtimit të lëvizjeve të militantëve të Hamasit në rajonin Jabalia.
Ata u filmuan duke zhvilluar një betejë të ashpër kundër Hamasit, në zonat që ishin të banuara dhe që tani janë shndërruar në lagje “fantazmë”.
Këto lagje janë mbuluar me rrënoja të ndërtesave dhe shtëpive të shkatërruara nga sulmet ajrore të izraelitëve.
Aty shihen edhe militantët e Hamasit duke iu kundërvënë me armë të ndryshme, nga granatahedhësit e deri te kallashnikovët.
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden
Presidenti amerikan Joe Biden aludoi për marrëdhëniet e tij komplekse me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke pranuar se ata kanë pasur dallime ndër vite dhe vazhdojnë t'i kenë. Agjencia Reuters e raporton këtë në faqen e saj të internetit.
Duke folur në pritjen e Shtëpisë së Bardhë për festën hebraike të Hanukkah, Biden kujtoi marrëdhënien e tij prej dekadash me Netanyahun.
Presidenti amerikan tha se kishte bërë një shënim në një fotografi të vjetër të të dyve, duke përdorur pseudonimin për liderin izraelit.
"Unë shkrova në të, 'Bibi, të dua, por nuk jam dakord me një gjë të mallkuar që duhet të thuash.' Dhe sot është pothuajse e njëjta gjë," tha Biden nën duartrokitje të shpërndara nga shumica e audiencës. duke shtuar se Izraeli është në një “pozitë të vështirë”.
Joe Biden
“Nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist, unë jam sionist”, tha Presidenti amerikan Joe Biden tha këtë në një pritje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah.
"Ne vazhdojmë t'i ofrojmë ndihmë ushtarake Izraelit për t'u mbrojtur nga Hamasi, por duhet të jemi të kujdesshëm, ata duhet të jenë të kujdesshëm: opinioni publik mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën", tha Biden duke përsëritur se SHBA do të vazhdojë të punojë për "ndihmën humanitare'.
Po ashtu ai dënoi edhe antisemitizmin dhe kërcënimet ndaj hebrenjve në Shtetet e Bashkuara: "Kush hesht është bashkëpunëtor", tha ai, duke përsëritur se "në Amerikë nuk ka vend për urrejtje ndaj hebrenjve apo myslimanëve".