Një anije është sulmuar në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq. Sulmi në anije erdhi pasi kërcënimet janë shtuar nga rebelët Houthi të Jemenit për anijet tregtare në zonë për luftën Izrael-Hamas në Gaza. Gjenerali Yahya Saree tha se një njoftim i rëndësishëm do të vinte së shpejti.

Firmat private të inteligjencës Ambrey dhe Dryad Global konfirmuan se sulmi ndodhi pranë ngushticës vendimtare Bab el-Mandeb që ndan Afrikën Lindore nga Gadishulli Arabik, raporton Timesofisrael.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha më vonë se anija komerciale norvegjeze cisternë e quajtur STRINDA, u sulmua nga ajo që vlerësohet të ketë qenë një raketë e lundrimit kundër anijeve (ASCM) e lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga Houthi në Jemen. Sulmi shkaktoi zjarr dhe dëme, por pa viktima.