GOLAT/ Milani me mendjen te Napoli, kuqezinjtë lënë pikë në Bologna! Vendasit shënojnë pas 33 sekondave

GOLAT/ Milani me mendjen te Napoli, kuqezinjtë lënë pikë në Bologna! Vendasit shënojnë pas 33 sekondave

Goli i Sansone-s

Java e 30-të e Serie A ka nisur me një rezultat befasues. Në stadiumin "Renato Dall'Ara", Bologna vendase barazoi 1-1 me Milanin, në një ndeshje ku goli i parë u shënua pas vetëm 33 sekondave lojë. Ka qenë Nicola Sansone që pas asistit të Posch kaloi vendasit në avantazh, për të dërguar në festë mijëra tifozët e pranishëm në tribuna.

Kur pritej fundi i pjesës së parë, Pobega te Milani vendosi ekuilibrat në 1-1. Në të 40 minutë, e majta e futbollistit nga jashtë zone goditi shtyllën dhe më pas u ndal në rrjetë.

Trajneri Pioli bëri disa ndryshime në formacionin e kuqezinjve, duke lënë pushim disa nga titullarët për ndeshjen e kthimit me Napolin në Champions League, që luhet mesjavën që vjen.

Milani për ndeshjen e dytë radhazi ndalet në barazim në Serie A, teksa me 53 pikë mban vendin e katërt. Bologna me 44 pikë ngjitet në vendin e tetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë