LIVE/ Argjentinë 1-1 Kepi i Gjelbër (Messi 29' / Duarte 59')
MIAMI, SHBA - Vetëm 29 minuta lojë iu deshën Lionel Messit që të kalonte në epërsi Argjentinën kundër Kepit të Gjelbër në ndeshjen e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës 2026 e cila nisi mesnatën mes të premtes dhe të shtunës me kohën shqiptare.
Në ndeshjen numër 30-të për të në Kupat e Botës, Messi mori një pasim fantastik nga Lisandro Martinez, e ndali sferën në zonë dhe mposhti Vozinhan me të majtën.
Ky ishte goli i shtatë këtë edicion të Kupës së Botës për Lionel Messin dhe i 20-ti në total, duke qenë golashënuesi më i mirë i turneut dhe futbollisti me më shumë ndeshje. Për 'Pleshtin' ky është dueli numër 30-të që luan në gjashtë Kupa Bote ku ka marrë pjesë. Ai kryeson listën e golashënuesve të këtij edicioni me shtatë gola, duke lënë pas Mbappe me gjashtë dhe më pas Haaland apo Kane. Messi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi që shënon gol me Argjentinën në Botëror.
Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 59-të, Kepi i Gjelbër barazoi 1-1 me golin e Deroy Duartes duke befasuar kampionët në fuqi të Botërorit.
Vijon...
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







