KAVAJE - Aksidentet rrugore në vendin tonë përgjithësisht ndodhin si shkak i pakujdesisë njerëzore, nga humbja e kontrollit të mjetit te parakalimi i gabuar, por gjithashtu shkaqe janë edhe mungesa e sinjalistikës e infrastruktura jashtë standardeve.

Por përtej kësaj, Report TV është bërë dëshmitar ditën e sotme sesi një drejtues automjeti i një tonazhi të rëndë shkel në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit, duke ecur indietro në autostradë, një manovrim i rrezikshëm pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me dy të vdekur në Malin e Robit

 

Në momentin kur gazetari i Report Tv, Driçim Çaka po raportonte 'Live' nga vendi i aksidentit tragjik, ku humbën jetën vjehrr dhe nuse, Xhemal Fisku, 69-vjeç dhe Edlira Fisku, 34-vjeçe, një kamion i një kompanie private duket në pamje teksa ecën mbrapsht në autostradë, duke bërë një manovër të rrezikshme dhe një rrezik potencial për aksident. 

Kjo është dëshmia më e qartë sesi gabimet njerëzore, në rastin konkret me dashje, bëhen shkak për tragjedi të tilla në rrugët tona, ku jo pak, por në një javë regjistrohen 8 persona të aksidentuar për vdekje

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com