TIRANË - Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, si edhe futbollisti Elseid Hysaj kanë dalë këtë të premte në konferencën për mediet nga 'Air Albania' në prag të ndeshjes miqësore kundër Luksemburgut, e cila do të luhet nesër në Tiranë (20:00).
Kuqezinjtë vijnë nga humbja 0-1 kundër Izraelit në miqësoren e parë të qershorit të para dy ditëve, ndërsa Maran kërkon fitoren në ndeshjen e dytë në stolin e Shqipërisë.
Trajneri tha se i ka kuptuar pikat e dobëta të ekipit në humbjen kundër Izraelit. Ai shtoi se Hysaj do të jetë kapiten nesër në ndeshjen e 100-të për të me Kombëtaren, ndërsa mungon Anis Mehmeti për shkak të gripit. Myrto Uzuni është rikthyer pas temperaturës.
"-Humbja kundër Izraelit dhe asnjë gjuajtje në portë, çfarë ekipi presim nesër?
Kam 20 ditë që jam trajner i ekipit dhe e dija që njohja e ekipit do të donte kohë. E gjithë kjo është një rrugëtim. Asnjë gjuajtje në portë? Kemi bërë katër gjuajtje shumë të sakta, por nuk mundëm të shënonim. Duhet të kemi një ekuilibër, na duhet një spostim si ekip nga mbrojtja në sulm. Na duhet një përmirësim taktik që nga ndeshja e ardhshme.
-Çfarë do të bëni ndryshe dhe si është gjendja e ekipit?
Duhet të përmirësojmë gjërat që nuk kanë shkuar mirë. Në fushë duhet të kemi më shumë ekuilibër. Nuk duhet të lëmë hapësira në krah. Lojtarët janë të përfshirë dhe kjo është një vlerë e ekipit. Në këto 3-4 ditë jemi kuptuar mirë me ekipin. Lojtarët kanë një vëmendje shumë të madhe dhe kjo më jep besim. Asnjë rival nuk është i lehtë. Ndeshjet miqësore janë test për shtatorin. Uzuni është rikthyer dhe ka bërë stërvitje, është gati për lojë. Mehmeti do të jetë jashtë për shkak të një gjendje gripale.
-Ndonjë lojtar që të ka bërë përshtypje? Hasa si fantazist apo në krah?
Nuk më pëlqen të përmend emra për momentin, sepse kemi punuar mirë si ekip. I referohem Hysajt, që kanë përvojë dhe i japin besim ekipit, pasi ka një numër të madh ndeshjesh me ekipin. I gjithë shpirti i skuadrës, siç ka bërë Hysaj, futet në fushë dhe i jep më shumë siguri.
Luis Hasa? Ka ardhur tani në ekip, u fut në fushë në një moment delikat. E shoh si mesfushor të avancuar.
-Tre ndryshime pozicionesh nga Sylvinho, Broja, Laçi dhe Hoxha. Çfarë ju treguan?
Kemi nevojë për hapësira për të parë sesi funksionon ekipi dhe roli i tyre më i përshtatshëm. Këto ndeshje na ndihmojnë më shumë për të parë sesi do t'i përdorim lojtarët në Ligën e Kombeve.
-Cilat ishin pikat negative në humbjen e fundit?
I keni parë edhe ju. Gabuam në mbulimin e hapësirave kur ata na sulmonin. Duhet përmirësim nga faza mbrojtëse drejt nisjes në sulm. Kemi pasur disa raste dhe kemi qenë efikas në këto krijime. Përqëndrimi na duhet.
-Bindi Alen Sherri? Mund të kemi emra të rinj titullarë?
Sherri ka bërë një ndeshje shumë të mirë, disa pritje dhe reflekse të mira. Dua t'i jap vazhdimësi ndeshjes së shkuar, por po, do të kemi disa ndryshime në ekip nesër, kemi prova për të bërë", tha Maran.
Mbrojtësi Elseid Hysaj tha se për të ka qenë një ëndërr të mbajë veshur fanellën e Kombëtares, teksa nesër do të zhvillojë ndeshjen e 100-të si kuqezi, më shumë se cilido lojtar tjetër në historinë e Kombëtares. Ai mori 'bekimin' e Maran se nesër do të fillojë ndeshjen nga minuta e parë dhe me shiritin e kapitenit. Kjo të lë të kuptosh se Berat Gjimshiti do të jetë në stol.
"Në fushë jemi 11 kundër 11, nuk është e thënë se cili rival është përballë. Luksemburgu ka emra me kualitet dhe të përqëndruar, ne duhet të kapim 120 përqindëshin tonë për të fituar. Ambienti është shumë i mirë, trajeri është pozitiv dhe të jep energji të mirë
Ndeshja e 100-të? Një krenari dhe ëndërr për mua nëse e arrij nesër. E kam pasur ëndërr që të luaj me Kombëtaren, jo më të jem në këto shifra", tha Hysaj.
'E siguroj unë që do të luajë, do jetë edhe kapiten", tha trajneri Maran.
Në konferencën përpara miqësores kundër Luksemburgut, Elseid Hysaj mori 'bekimin' nga trajneri se nesër do të jetë në fushë si titullar, madje me shiritin e kapitenit në krah. Për shkodranin sfida e të shtunës do të shënojë një jubile, pasi për të do të jetë sfida e 100-të me fanellën kuqezi, më shumë se askush tjetër.
-Kundërshtari i lehtë në letër, por që na ka hapur probleme. A do të jemi agresivë nesër?
Në fushë jemi 11 kundër 11, nuk është e thënë se cili rival është përballë. Luksemburgu ka emra me kualitet dhe të përqëndruar, ne duhet të japim 120 përqindëshin tonë për të fituar. Ambienti është shumë i mirë, trajeri është pozitiv dhe të jep energji të mirë
Ndeshja e 100-të? Një krenari dhe ëndërr për mua nëse e arrij nesër. E kam pasur ëndërr që të luaj me Kombëtaren, jo më të jem në këto shifra", tha Hysaj.
'E siguroj unë që do të luajë, do jetë edhe kapiten", tha trajneri Maran.
-Zero goditje në kuadrat kundër Izraelit?
Kishim shumë raste për të shënuar, por jo saktësia para portës. Duhet të jemi pozitiv. Me ndihmën e këtij trajneri do kemi shumë raste. Duhet të çlirohemi. Broja, Mehmeti apo Daku, do e kenë mbështetjen tonë për të shënuar.
-Puna me trajneri e ri, objektivat dhe loja me Izraelin?
Duhet thjesht të jemi në ekuilibër me trajnerin e ri dhe me trajnerin e vjetër. Kemi ndryshuar modul loje. Kemi më shumë besim. Besoj te trajneri dhe forca e ekipit. Të kualikohemi edhe njëherë për Kampionatin Evropian. Koha do flasi vetë.
Ndryshimi i trajnerëve dhe qasja e tyre ndaj ekipit?
Është personale e çdo lojtari. Mua nuk më ndryshon shumë. Pastaj është edhe ndjenja e trajnerit", tha Hysaj.
Komente

