Në konferencën përpara miqësores kundër Luksemburgut, Elseid Hysaj mori 'bekimin' nga trajneri se nesër do të jetë në fushë si titullar, madje me shiritin e kapitenit në krah. Për shkodranin sfida e të shtunës do të shënojë një jubile, pasi për të do të jetë sfida e 100-të me fanellën kuqezi, më shumë se askush tjetër.

-Kundërshtari i lehtë në letër, por që na ka hapur probleme. A do të jemi agresivë nesër?

Në fushë jemi 11 kundër 11, nuk është e thënë se cili rival është përballë. Luksemburgu ka emra me kualitet dhe të përqëndruar, ne duhet të japim 120 përqindëshin tonë për të fituar. Ambienti është shumë i mirë, trajeri është pozitiv dhe të jep energji të mirë

Ndeshja e 100-të? Një krenari dhe ëndërr për mua nëse e arrij nesër. E kam pasur ëndërr që të luaj me Kombëtaren, jo më të jem në këto shifra", tha Hysaj.

'E siguroj unë që do të luajë, do jetë edhe kapiten", tha trajneri Maran.

-Zero goditje në kuadrat kundër Izraelit?

Kishim shumë raste për të shënuar, por jo saktësia para portës. Duhet të jemi pozitiv. Me ndihmën e këtij trajneri do kemi shumë raste. Duhet të çlirohemi. Broja, Mehmeti apo Daku, do e kenë mbështetjen tonë për të shënuar.

-Puna me trajneri e ri, objektivat dhe loja me Izraelin?

Duhet thjesht të jemi në ekuilibër me trajnerin e ri dhe me trajnerin e vjetër. Kemi ndryshuar modul loje. Kemi më shumë besim. Besoj te trajneri dhe forca e ekipit. Të kualikohemi edhe njëherë për Kampionatin Evropian. Koha do flasi vetë.

Ndryshimi i trajnerëve dhe qasja e tyre ndaj ekipit?

Është personale e çdo lojtari. Mua nuk më ndryshon shumë. Pastaj është edhe ndjenja e trajnerit", tha Hysaj.


Lajmi kryesor:

Miqësorja e Kombëtares kundër Luksemburgut, trajneri Maran: Elsi do të jetë kapiten, na mungon Mehmeti! Hysaj: E kam ëndërruar që i vogël