ZVICËR - Mesditën e kësaj të premteje në selinë e UEFA-s në Nyon u mbajt shorti ku u mësuan tetë çiftet e fazës së 1/8-ave të Conference League.

Goglat vendosën që Fiorentina të përballet me polakët e Rakow, një rival të vështirë për italianët. Shakhtar Donetsk do përballet kundër Lech Poznan, ndërsa Crystal Palace gjen qipriotët e AEK Larnaca.

Ndërkohë, AEK-u i Athinës ku luajnë shqiptarët Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios do përballet kundër Celjes, ekipit slloven që dje eliminoi Dritën e Gjilanit. Një ndeshje e fortë do jetë ajo mes Samsunsporit dhe Rayo Vallecanos, ndërsa Strasbourg do luajë kundër Rijekas.

Takimet e fazës së 1/8-ave do jenë me sistemin vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do luhen më 12 mars dhe ato të kthimit më 19 mars. Finalja e Conference League do luhet më 27 maj në Leipzig.

Përballjet e fazës së 1/8-ave të Conference League:

Lech Poznan - Shakhtar Donetsk

AZ Alkmaar - Sparta e Pragës

Crystal Palace - AEK Larnaca

Fiorentina - Rakow

Samsunspor - Rayo Vallecano

Celje - AEK Athinë

Sigma Olomouc - Mainz

Rijeka - Strasbourg

Datat

Raundi i 1/8-ave: 12 dhe 19 mars 2026
Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026
Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026
Finale : 27 maj 2026 (Leipzig)

Rruga drejt finales së Leipzigut