Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, do vijojë sot me katër ndeshjet e para të kthimit për fazën play-off, teksa 16 skuadra janë në garë për tetë biletat e mbetura për në fazën e 1/8-ave.

Duke nisur nga ora 18:45 në 'Metropolitano' luhet ndeshja mes Atletico Madridit dhe Club Brugge, me takimin e parë në Belgjikë që përfundoi 3-3. Të dyja klubet janë në garë për të kaluar më tej, por vendasit e Diego Simeones kanë avantazhin e të luajtur në shtëpi dhe përballë tifozëve të tyre.

Në orën 21:00 gjithçka do kulmojë në 'Giuseppe Meazza' të Milanos, aty ku Interi ka një detyrë jo të lehtë për të përmbysur humbjen 3-1 të ndeshjes së parë kundër Bodo/Glimt. Trajneri Cristian Chivu tha se zikaltërit mund të rikthejnë gjithçka në favorin e tyre, ndërsa do kenë mungesat e kapitenit Lautaro Martinez dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu.

'BayArena' gjermanët e Bayer Leverkusen duhet të mbajnë fitoren e ndeshjes së parë 2-0 kundër Olympiacos, ndërsa në Angli skuadra e Newcastle e ka formalitet ndeshjen kundër Qarabag pasi ndeshjen e parë e kanë fituar 6-1.

Champions League, faza play-off, ndeshjet e kthimit:

E martë, 24 shkurt 2026

18:45

Atletico Madrid - Club Brugge (3-3)

21:00

Bayer Leverkusen - Olympiacos (2-0)

Inter - Bodo/Glimt (1-3)

Newcastle - Qarabag (6-1)

E mërkurë, 25 shkurt 2026

18:45

Atalanta - Dortmund (0-2)

21:00

Juventus - Galatasaray (2-5)

PSG - Monaco (3-2)

Real Madrid - Benfica (1-0)

Shënim: Në kllapa () janë rezultatet e ndeshjeve të para mes secilit çift

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Kjetil Knutsen sfidon Interin, trajneri i Bodo/Glimt: City nuk u ankua për fushën, as ne s’jemi mësuar me këtë stadium

1771940862_kjetilknutsen.JPG

Trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, ka ndezur sfidën me Interin në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it në Champions League, duke iu përgjigjur ankesave të zikaltërve për fushën sintetike të takimit të parë, të fituar 3-1 në shtëpi nga norvegjezët.

Tekniku 57-vjeçar theksoi se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te loja dhe jo te justifikimet.

“Manchester City nuk e përmendi fare fushën, as ne nuk jemi mësuar me 'San Siron', por po mendojmë për gjëra të tjera. Duhet të përqendrohemi te ajo që mund të kontrollojmë”, deklaroi ai.

Bodo/Glimt do të zbresë në mitikun 'San Siro' me avantazhin e dy golave dhe me ëndrrën për një kualifikim historik. Knutsen e cilësoi sfidën si një 'dhuratë' për ekipin e tij, duke shtuar se ata që fokusohen te i ftohti apo faktorë të tjerë nuk tregohen të zgjuar.

Knutsen foli edhe për identitetin e skuadrës së tij, duke zbuluar frymëzimin nga Liverpool i epokës së Jurgen Klopp.

“Kemi një vizion të fortë dhe intensiv për futbollin, si Liverpooli i Klopp. Ka lojtarë që duan të vijnë te ne. Nuk jemi një qytet i madh, por këtu mund të mësosh të luash futboll. Nuk duhet vetëm të mbrohemi apo ankohemi. Duhet të luajmë sikur rezultati të ishte 0-0, me gjithë ekipin që ndihmon në mbrojtje dhe në sulm”, tha Knutsen.

Sot në orën 21:00 në 'Meazza' luhet sfida Inter - Bodo/Glimt, me miqtë që kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë.