VIDEO/ Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, Sylvinho: Tre lojtarë na vijnë të lënduar, pesë me kartona të verdhë! Duam vendin e parë

TIRANË - Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho ka dalë përpara mediave nga "Shtëpia e Futbollit" në Tiranë ku ka shpjeguar 28 emrat e zgjedhur për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që zhvillohen në "Air Albania".

Më 16 nëntor kuqezinjtë luajnë kundër Çekisë dhe më 19 nëntor kundër Ukrainës në Tiranë, me sfidat që marrin jetë në 20:45. Kujtojmë se të gatshëm për ndeshje trajneri do duhet të ketë vetëm 24 emra, me Manaj, Baren dhe Kumbullën që paçka se janë pjesë e grumbullimit, vuajnë një lëndim. Trajneri foli edhe për ndëshkimet me karton, rivalët dhe rëndësinë e 'zemrës në fushë' për të dalë të parët në Grupin B1.

"Lista e gjerë me 28 emra dhe objektivat - Përshëndetje të gjithëve. Po, kam 28 emra të ftuar dhe pesë lojtarë kanë kartona të verdhë. Kemi dy gara në shtëpi dhe jemi këtu në Tiranë të grumbulluar. Do ftoj lojtarët në maksimum. Kemi tre emra që janë të lënduar dhe kanë probleme, duhet të kuptojmë situatën e Kumbullës, Manaj dhe Barës. Do shohim nëse janë gati për të luajtur ose jo.

Po, mund të konkurrojmë me të gjithë dhe të jemi të parët. Gjeorgjia na mposhti këtu dhe i mundëm atje. Të katër ekipet ishin pjesë e Euro 2024 dhe kanë elementë të mirë. Mund të ndodhë çdo gjë. Avantazhi ynë, edhe pse i vogël është se luajmë në shtëpi.

Forma e lojtarëve - Për mua kjo është një "dhimbje koke" e mirë. Moment i rëndësishëm për vendin dhe ekipin, duhet të jemi në lojë. Kemi rivalë me elementë të fortë.

Manaj ka dy javë që nuk luan, doli pasi shënoi për dëmtim. Bare ka një dëmtim në gju dhe ka 13 ditë jashtë. Sa më shumë lojtarë të kemi, aq më mirë.

Muçi po kalon një moment të mirë, Bajrami po. Përpara një muaji, ju nuk e dini, unë shkova vizitova Muçin dhe nuk po merrte minuta. Shkova e takova, e përqafova dhe folëm për situatën. Jam shumë i gëzuar që ka shënuar në tre ndeshjet e fundit.

Me Kombëtaren po ndodh një gjë e bukur, kemi marrë lojtarë nga U-21. Fetai, Mitaj dhe të tjerë. Kemi edhe Pajazitin që do jetë jashtë për pesë javë dhe është një lojtar shumë i mirë.

Sulmi - Tuci luajti me ekipin e tij, Manaj ka lëndim. Nuk duhet të merrnim Cristian Shpendin vetëm për ta pasur në ekip, ai është një lojtar shumë i mirë në zonë. Me shaka them se do i marrim të dy binjakët (edhe Stivenin) në një kohë.

Medon Berisha - Ka shumë ditë jashtë fushe, e kemi shumë të rëndësishëm dhe na duhet.

Kjo është një javë deçizive për ne. Kemi 4-5 ditë për stërvitje që na duhet shpirt, forcë dhe zemër. Do jetë e vështirë, por duhet të dalim të fortë në fushë, këtu u them lojtarëve.

Muçi dhe Uzuni shënojnë, vlejnë golat e tyre për minuta me Kombëtaren?

Manajn duhet ta shohim si do reagojë nga lëndimi, më pas do vendosim. Kemi Dakun të skualifikuar për ndeshjen e parë, Tuci ka bërë mirë. Kemi tre emra për një numër "9". Muçi dhe Uzuni janë aty. Uzuni luan si sulmues i dytë dhe Muçi si fantazist. Muçi do hapësira jashtë zone, Uzuni futet më brenda. I dimë karakteristikat e tyre, do shohim kush do luajë dhe si do sillemi në fushë. Në varësi të nevojave në fushë, do shohim.

Feta Fetai a do debutojë? Mitaj, Adrian Bajrami, Simoni, Berisha, Pajaziti, Çuni, Shpendi etj, kemi shumë emra për të ardhmen. Jam shumë i gëzuar që këta lojtarë na vijnë nga U-21. Kemi edhe shumë të rinj si Hoxha, Asllani apo Nedim Bajrami, por në ekip ka një proces. Na duhet të kemi një ekuilibër mes emrave të rinj dhe atyre me përvojë.

Mbrojtja dhe golat e pësuar - Duhet të kemi parasysh rivalët. Gjeorgjia pëson pak, në Euro luajti me Spanjën në fund, por iberikët janë nivel tjetër. Ne nuk pësojmë shumë, kundërshtarët tanë nuk janë të tillë që ne të futemi në fushë dhe të shënojmë dy gola në 15 minuta. Kemi gjashtë pikë, nuk është e lehtë për motivimin e lojtarëve, kanë bërë një Europian të mirë. Duhet të përmirësohemi dhe para kemi një rrugë të gjatë.

Ndeshja me Çekinë - Për mua është krenari paraqitje e lojtarëve, tani kundërshtarët na studiojnë. Ku ishim një vit më parë? Mitaj, Bajrami, aaa Asllani i Interit, por tani jemi përmirësuar. Luajmë kundër një Çekie që thotë se "ndeshja me Shqipërinë është e vështirë". Bajrami luan në një ekip me Chernin, që do jenë rivalë në ndeshjen e ardhshme. Nëse duam të fitojmë këtë grup, duhet të luajmë mirë.

Pas ndeshjes me Spanjën në Euro 2024, na uruan, për stafin për lojtarët. Më thoshim 'ku e ke gjetur këtë lojtar'. Nuk po them që do shkojmë në Uembley dhe do mundim Anglinë 4-0, por ekipi është rritur. Na mposhti Gjeorgjia këtu, por me futboll ne shkuam dhe i mundëm.

Gjithë biletat të shitura, a është një formë presioni apo karikim për dy fitore?

Vijoj të them se po rritemi. Sa herë ky stadium ka qenë i shitur për ndeshje radhazi? Po, është një motivim. Ne kemi një stadium me atmosferë shumë shumë të mirë, është një avantazh për ne që duhet ta kthejmë në favor. Më duhet se në stadium futen më shumë se 22 mijë tifozë (shaka për atmosferën). Na duhet më shumë se 100 përqind nëse duam të jemi në krye të grupit.

Nëse ekipi ka vështirësi, a ka Sylvinho një plan B?

Kujtoj që përmbysëm Ukrainën. A keni parë sa pak ndeshje kthehen sot në botë? Futbolli ka ndryshuar.

Asllani nuk ka dhënë më të mirën, e pengon që është pjesë e Interit?

Po luan shumë mirë. Nuk mendoj se po jep kaq apo aq përqind, me ne jep më të mirën dhe ka bërë një Euro 2024 shumë të mirë dhe ka mundësi për t'u rritur", tha trajneri.

Lista e Kombëtares

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Renditja

Me gjashtë pikë (aq ka edhe Gjeorgjia e vendit dy) Kombëtarja ndodhet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën me katër pikë. Prin Çekia me shtatë pikë.

Grumbullimi

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
'Takova Muçin në momentin e tij të vështirë', Sylvinho 'i jep fanellën' Ernestit: Ka shënuar tre gola në ndeshjet e fundit


Tre gola në tre ndeshjet e fundit me Besiktasin, kanë bërë që Sylvinho ta ketë në plane Muçin për dy ndeshjet e Kombëtares. Duket se mungesat në sulm mund të sjellin më shumë minuta për Ernest Muçin, që si fantazist ka shumë rivalitet në ekipin kuqezi. Sylvinho ka zbuluar se përpara një muaji ai e ka takuar Muçin dhe kanë folur për situatën jo të mirë që po kalonte asokohe.

"Forma e lojtarëve - Për mua kjo është një "dhimbje koke" e mirë. Moment i rëndësishëm për vendin dhe ekipin, duhet të jemi në lojë. Kemi rivalë me elementë të fortë.

Manaj ka dy javë që nuk luan, doli pasi shënoi për dëmtim. Bare ka një dëmtim në gju dhe ka 13 ditë jashtë. Sa më shumë lojtarë të kemi, aq më mirë.

Muçi po kalon një moment të mirë, Bajrami po. Përpara një muaji, ju nuk e dini, unë shkova vizitova Muçin dhe nuk po merrte minuta. Shkova e takova, e përqafova dhe folëm për situatën. Jam shumë i gëzuar që ka shënuar në tre ndeshjet e fundit", tha braziliani i Kombëtares.

Ora 12:02
Sylvinho: Kombëtarja është rritur, por nuk shkojmë dot të mposhtim 4-0 Anglinë në 'Wembley'


Përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës, trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka dashur të mbajë ekipin me "këmbë në tokë". Braziliani që ka pashaportizimin në Lushnje tha se ekipi ka pësuar një rritje, por ende nuk është gati të "shkojë në Wembley dhe të mposhtë 4-0 Anglinë".

"Për mua është krenari paraqitje e lojtarëve, tani kundërshtarët na studiojnë. Ku ishim një vit më parë. Mitaj, Bajrami, aaa Asllani i Interit, por tani jemi përmirësuar. Luajmë kundër një Çekie që thotë se "ndeshja me Shqipërinë është e vështirë". Bajrami luan në një ekip me Chernin, që do jenë rivalë në ndeshjen e ardhshme. Nëse duam të fitojmë këtë grup, duhet të luajmë mirë.

Pas ndeshjes me Spanjën në Euro 2024, na uruan, për stafin për lojtarët. Më thoshim 'ku e ke gjetur këtë lojtar'. Nuk po them që do shkojmë në Uembley dhe do mundim Anglinë, por ekipi është rritur. Na mposhti Gjeorgjia këtu, por me futboll ne shkuam dhe i mundëm", tha Sylvinho.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë