Liverpool 80 mln euro për një
mbrojtës, Juve oferta për Dybala

Liverpool 80 mln euro për një<br />mbrojtës, Juve oferta për Dybala<br>
Virgil van Dijk pritet të zyrtarizohet së shpejti si blerja e parë e madhe e Liverpoolit në merkaton e janarit. Mediat angleze kanë zbuluar se Southamptoni ka pranuar ofertën 75 milionë stërlina, që janë gati 80 milionë euro, të “The Reds”, ndërsa lojtari do të ketë një pagë prej 180 mijë stërlinash në javë.

Jurgen Klopp arrin të mposhtë konkurrencën e Pep Guardiolës, që gjithashtu këmbëngulte për transferimin e 26-vjeçarit holandez te Manchester City. Me Van Dijk pretendohet se Liverpooli do të hedhë pas krahëve problemet në prapavijë. Pritet që Southamptoni të pranojë publikisht që ka arritur marrëveshjen me Liverpoolin për shitjen e mbrojtësit të shumëkërkuar në merkato.

Manchester 70 milionë euro për Dybala

Larg duart nga Dybala! Për Juventusin talenti argjentias nuk preket. Klubi bardhezi kërkon të ruajë me fanatizëm sulmuesin 24-vjeçar nga “sulmet” e klubeve më në zë në Europë.

Gjatë ditëve të fundit Dybala është kthyer temë e rëndësishme në media, duke marrë shkas nga tre mosaktivizimet e tij radhazi. Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme të kontinentit të vjetër, më i fundit Manchester United i Mourinhos.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro, një shifër disi e ulët  kjo për shërbimet e tij cilësore, por siç raporton “Daily Star”, një ankand që do të kapë shifra të çmendura pritet të ndodhë këtë janar për sulmuesin që mban veshur fanellën e bardhezinjve. Edhe pse nuk ka qenë në formacionin titullar të Allegrit, sërish Juventusi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet.

Paulo Dybala për ta mbetet titulla, zbret apo jo në fushë.

Conte kërkon Vidal

Nuk ka qenë ndonjë sekret që merkato e verës e bërë nga Chelsea nuk e kënaqi aspak trajnerin Conte, që dëshironte përforcime në mesfushë dhe sulm. Dhe në këto kushte, në prag të merkatos dimërore, tekniku i londinezëve ka dalë hapur për të kërkuar përforcime për pjesën e dytë të sezonit dhe në skenë rishfaqet një njohje e vjetër, Arturo Vidal: “Do ta doja gjithnjë me vete”.

Këtë konfirmim trajneri Conte e bëri pas fitores me Brighton në kampionat, që e çon tashmë vetëm 1 pikë larg Manchester United të vendit të dytë. Ish-trajneri i Italisë ëndërron të ketë në skuadër Vidal, me të cilin arriti të fitonte 3 tituj radhazi në Serie A.

Së bashku me Pirlon, Vidal ka qenë futbollisti që spostonte ekuilibrat e skuadrës nga mesfusha drejt sulmit. Kontrata e Arturo Vidal me Bayern Munchen është e vlefshme deri në verën e vitit 2019, por duket se futbollisti nuk është aq shumë i mbrojtur nga kërkesat e skuadrave të tjera. Prej kohësh ai nuk ka një vend të palëvizshëm në skuadër dhe Inter ishte shumë pranë transferimit në verë.

Edhe pas ikjes së italianit Ancelotti, situata është e njejtë dhe Heynckes ka alternativa të tjera për atë repart, ndaj ka gjasa që futbollisti të sakrifikohet për të mos e humbur me parametra zero pas një viti e gjysmë. Dhe Chelsea mund të jetë zgjidhja ideale për të gjitha palët, mbi të gjitha për trajnerin Conte, që kërkon një njeri të besuar në mesfushë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal