Mediat në Itali kanë raportuar për një garë mes Liverpool dhe Real Madrid për mesfushorin e Interit Marcelo Brozovic. Sipas këtyre burimeve kampionët e Europës Liverpool, kanë dërguar skautët e tyre në ndeshjen derbi që Inter fitoi 4-2 kundër Milan dhe në të cilën kroati realizoi një gol.
Nga ana tjetër, duke iu referuar Mundo Deportivo-s edhe Real Madrid është vënë pas 27-vjeçarit, i cili shihet nga Zidan si zëvendësuesi i Modric. Për të blerë mesfushorin si për Liverpool ashtu edhe për Real Madrid nuk duket e vështirë pasi Brozovic ka një klauzolë 55 mln euro për skuadrat jashtë Italie.