Liverpool largon Alexander-Arnold në verë, gjen zëvendësuesin

Liverpool largon Alexander-Arnold në verë, gjen zëvendësuesin

Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold pritet të largohet këtë verë nga Liverpooli, pasi mbrojtësi dhe klubi ende nuk e kanë gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në qershor. Njëjtë si van Dijk apo Salah, klubi i kuq duket se nuk i ka bindur lojtarët kryesor për të zgjatur ‘bashkëjetesën’.

Për Arnold interes prej kohësh ka shfaqur Real Madrid dhe mbrojtësi nuk mund t’i thotë 'jo' një mundësie që të vjen një herë në jetë. Tanimë te Liverpool e dinë situatën dhe po kërkojnë për një zëvendësues.

‘Sky Sport’ në Gjermani ka raportuar se anësori holandez i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong është objektivi kryesor i Liverpool për krahun e djathtë të mbrojtjes. Liverpooli e ka ndjekur prej kohësh holandezin dhe në verë pritet të bëjnë hapa konkret për transferimin e tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!