Liverpool nuk di të ndalet në Premier League. Të Kuqtë kanë marrë një tjetër trepikësh me vlerë, teksa kanë mposhtur 2-0 në “Anfield” miqtë e Newcastle. Pas këtij suksesi, Liverpool ngjitet përsëri në vendin e dytë, duke i bërë presion Manchester United, që është 1 pikë më poshtë.

Salah ishte autori i golit të parë në minutën e 40-të të pjesës së parë. Ishte goli i 24-t në Premier League për egjiptianin, që barazon kështu Harry Kane në krye të shënuesve më të mirë. Golin e dytë e shënoi Mane në minutën e 55-të dhe më pas Liverpool administroi me qetësi lojën.

s.k/Shqiptarja.com