Liverpool në ndjekje të Chelsea
"dërrmon" Stoke-n e Shaqirit 4:1

Liverpool në ndjekje të Chelsea<br />
Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në "Anfield Road" ndaj Stoke City.

"The Reds"-at e Jurgen Klopp, në javën e 18-të të Premier League-s kanë mposhtur 4:1 skuadrën e Xherdan Shaqirit, duke ngushtuar në gjashtë pikë diferencën me liderët e Chelsea.

Edhe pse Stoke kaloi e para në epërsi në minutën e 12’ nëpërmjet Walters, vendasit ia dolën të bëjnë përmbysjen e rezultatit që në pjesën e parë me golat e Llallana '35 dhe Firmino '44. 

Pjesa e dytë foli e gjitha për Liverpool, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë. Wanga i Stoke City shënoi autogol në portën e tij në minutën e 59, ndërsa Sturrige i çoi shifrat në 4:1 në minutën e 70 të takimit.  

Pas javës së 18-të, Liverpool ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 40 pikëve, 6 më pak se Chelsea kryesues. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar