Liverpool rikthehet tek fitoret me një përmbysje, Manchester United kapërcen krizën

Liverpool rikthehet tek fitoret me një përmbysje, Manchester United kapërcen krizën

Nga ndeshja Liverpool- Totenham

ANGLI- Liverpool është kthyer tek seria e fitoreve me një përmbysje ndaj Totenham Hotspurs në Premier League. The Reds e kanë parë veten në disavantazh kur Harry Kane i përfitoi nga një goditje e Son nga jashtë zone. Por golat e Henderson dhe Salah me penallti përmbysën rezultatin në pjesën e dytë duke i dhënë ekipit fitoren e 8-të në 9-të ndeshje. Ekipi i Klopp u ndal në barazim javën e kaluar në Old Trafford ndaj Manchester United por duket se të kuqtë e kanë marë seriozisht këtë vit luftën për titull. 

Ndërkohë Manchester United pas 4 ndeshjesh pa fitore ka arritur të marrë frymë në Norwich, në një ndeshje e cila ka bërë me 'zemër' trajnerin Ole Gunner Solskjaer. Vetëm në pjesën e parë djajtë e kuq shënuan dy gola por nga ana tjetër humbën dy penallti me Rashford dhe Martial. Në pjesën e dytë Martial rekuperoi penalltinë e humbur ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Hernandez. Arsenal u ndal në miniderbin e Londrës nga Crystal Palace. Dhe pse topçinjtë kaluan në avantazh të 2-fishtë me Papastathopoulos dhe David Luiz, miqtë u përgjigjën me penalltinë e Milivojevic dhe Jordan Ayeë për të marrë një barazim 2-2 në Emirates Stadium. 

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Newcastle dhe Wolverhampton Wanderers u ndanë në një barazim 1-1 me golat e Jamaal Lascelles dje Jonny. Me këto rezultate, Liverpool ruan kryesimin e Premier League me 28 pikë, duke mbajtur distancën prej 6 pikësh me Manchester City. Arsenal ngelet në vendin e 4-t me 16 pikë duke humbur ritmin e Chelsea-s dhe Leicester të cilat qëndrojnë mbi topçinjtë në renditje ndërsa Manchester United shkon menjëherë në vendin  7-të me 13 pikë dhe pse ka vetëm 3 fitore në kampionat. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi