Liverpool shënon 6 gola dhe merr 
kryesimin, Leipzig arrin Bayernin

Liverpool shënon 6 gola dhe merr <br />kryesimin, Leipzig arrin Bayernin
Liverpooli ka marrë kreun e Premier Ligës pasi ka mposhtur 6 me 1 Watfordin duke shfrytëzuar gabimet e dy rivalëve tjerë Manchester City dhe Arsenalit.

Skuadra e Jurgen Kloppit nisi me gola në minutën e 27-të përmes Sadio Manes. Coutinho dyfishoi epërsinë tre minuta më vonë, ndërsa Emre Can realizoi në minutën e 43-të për 3 me 0.

Firmino, Mane e Wijnaldum realizuan tre golat tjerë në pjesën e dytë. Për Watfordin të vetmin gol e shënoi Janmaat.

Liverpooli tani prin me 26 pikë, një më shumë se Chelsea e dy më shumë se City e Arsenali.

renditja angli
(Renditja në Premier League-n angleze)

Leipzig barazon Bayernin në krye të tabelës
Leipzig ka mposhtur 3 me 1 Mainzin për të barazuar me pikë Bayern Munchen në krye të tabelës në Bundesligë. Bayern dhe Lepzig kryesojnë me 24 pikë secili. Ekipi i ardhur nga Bundesliga 2 vetëm këtë sezon, vazhdon të tregojë paraqitje fantastike, teksa ende s'e kanë provuar shijen e humbjes. 

Werner dy herë dhe një gol i Forbsergut mjaftuan për fitoren e shtatë të ekipit që sivjet është inkuadruar në Bundesligë.

Tani Leipzig ndan vendin e parë me 24 pikë bashkë me Bayern. Pas Bayern dhe Leipzig renditet Hoffenheim, ndërsa pas tyre vjen Hertha e Berlinit dhe Borussia Dortmund. 

renditja
(Renditja në Bundesliga-n gjermane)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes