Liverpooli triumfon me Arsenalin
dhe futet në zonën Champions

Liverpooli triumfon me Arsenalin<br />dhe futet në zonën Champions
Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në javën e 27 të Premier League-n angleze.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimi dhe kjo ishte një fitore e merituar nga Reds.

Goli i parë në takim dhe që i epërsinë skuadrës së Jurgen Klopp erdhi nga Roberto Firmino në minutën e nëntë të takimit.  

Në minutën e 40-të erdhi dhe goli nga Sadio Mane dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Mysafirët ngushtuan epërsinë me anë të Danny Welbeck në minutën e 57-të pas asistimit nga Alexis Sanchez, por kjo ishte e gjitha nga Topçinjtë.

Reds rrezikuan në vijim me anë të Joal Matip dhe Divock Origit, por rrjeta e Petr Cech u tund në kohën shtesë të takimit nga Georginio Wijnaldum.

Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e tretë me 52 pikë, kurse Arsenali në të pestën me dy pikë më pak.

Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj WBA, kurse Reds ndaj Burnleyt. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit