Juventusi po kërkon 'të blindojë' vendin e katërt në Serie A, pozicion që do t'i jepte bardhezinjve shansin që sezonin e ri të jenë pjesë e Champions League. Vetëm nga pjesëmarrja në Evropë drejtuesit do të nisnin punën në merkato. Afrimet priten të kujdesshme, ndërsa në dalje ka oferta të rëndësishme.

Një ndër to është edhe interesi i Liverpoolit për Francisco Conceiçaon. 23-vjeçari portugez ka kontratë deri në verën e vitit 2030 dhe Juvja do e linte të lirë për 75 milionë euro. Nëse 'Zonja e Vjetër' kualifikohet për në Champions, atëherë Spalletti nuk do të hiqte dorë nga sulmuesi, por në rast të një çudie, shitja e tij mund të financonte merkaton.


Lajmi kryesor:

Spalletti: Vitin tjetër Juventusi do të mbetet kryesisht i njëjtë, bëra një gabim me Opendan