TIRANE -  Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i propozoi presidentiT Nishani transferimin e 11 prokurorëve, me sugjerim të Këshillit të Prokurorëve.
 
Këto lëvizje në strukturën e Prokurorisë Shqiptare janë në vijim të vizionit të për forcimin e disa strukturave, të cilat kanë volum të lartë pune dhe kërkohet forcimin i kapaciteteve njerëzore për të siguruar shpejtësinë dhe cilësinë e hetimit.
 
Mes tyre është edhe emri i prokurorit Ramadan Troci, i cili prej pak kohësh është komanduar në krye të prokurorisë së Vlorës, dhe në këto ditë pritet të emerohet zyrtarisht.  Troci është prokurori i cili firmosi në Tiranë arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Ja 11 prokuroret qe transferohen

1.      Anila Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
2.      Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
3.      Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë;
4.      Artan Madani, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë;
5.      Pali Deçolli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës;
6.      Ardian Nezha, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë;
7.      Ylli Bedalli, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin;
8.      Platin Aliçka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
9.      Rita Gjati, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës;
10.  Ajola Ymeri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat
11.  Artan Lulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

(f.m/shqiptarja.com)