Llalla dhe Qato: Ndëshkim
për abuzuesit e pronave

Llalla dhe Qato: Ndëshkim<br />për abuzuesit e pronave
Prokuroria e shtetit dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të shkëmbejnë informacione reciproke për të evidentuar dhe hetuar abuzimet me pronat. Ky operacion do të nisë nga qyteti bregdetar i Vlorës, pasi zyrtarët raportojnë se  aty është regjistruar numri më i madh i abuzuesve me hartat e pronave.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, vlerësoi marrëveshjen dhe deklaroi se “Në ato raste ku autorët nuk mund të merren nën përgjegjësinë penale, prokuroria do të kryeje hetimet dhe do të grumbullojë të gjitha të dhënat e nevojshme për t’i vënë në dispozicion të palëve të interesuara për t’i përdorur në gjykatë”,-u shpreh numri një i akuzës.

Ai shtoi se Vlora është pikënisja, për tu shtrirë në gjithë vendin. “Numrin më te madh te shkelësve të ligjit për pronat e ka qarku i Vlorës dhe ne gjykuam qe ta realizonim këtë marrëveshje në qytetin e Vlorës. Ne angazhohemi për të kryer verifikimet e nevojshme dhe çuar para ligjit të gjithë abuzuesit”, tha Llalla.

Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, në fjalën e saj u shpreh se po nënshkruajmë një marrëveshje ndërinstitucionale për të vënë para përgjegjësisë të gjithë falsifikatorët apo shkelësit e ligjit, që kanë përfituar pronë në mënyrë abuzive. “Abuzimit me pronat i ka ardhur fundi. Ka mbivendosje me dosjet e pronësisë. Stop abuzimeve me çështjen e pronave, shkelësit do dënohen. AKKP realizon sot marrëveshje me institucionet për mbrojtjen e pronës shtetërore”, tha Qato.



(v.gj/shqiptarja.com)
 
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat