TIRANE - Kreu i ri i organit të Akuzës e ka nisur misionin e tij me një deklarim, që ngjall dyshime lidhur me integritetin e tij moral. Sipas tij, ai nuk është lejuar fillimisht nga regjimi i mëparshëm as për të vazhduar shkollën e mesme, pasi rrjedh nga një familje shumë e persekutuar.
Adriatik Llalla tha në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut se gjyshi i tij ishte i pushkatuar në vitin 1947 dhe babai i tij ka qenë dënuar me burgim të përjetshëm, që më pas u konvertua në 10-15 vite burg. Ata që kanë kryer dënime me burg, apo familjarët e tyre, e kanë parasysh që midis 10 dhe 15 viteve burg ka një diferencë sa një jetë e tërë, por ajo që është më e çuditshme në këtë mes është fakti që i ati i kryeprokurorit aktual, të paktën deri tani, nuk figuron në asnjë nga listat që janë miratuar që nga viti 2009 e këtej nga Këshilli i Ministrave për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve, në përputhje me ligjin e ri në fuqi, ku janë pasqyruar mijëra të pushkatuar, të dënuar dhe të internuar në kampe gjatë 45 viteve të diktaturës.
Shkrimin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com (PDF)
/Shqiptarja.com