TIRANE - Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar sot se ka nisur hetimet për kandidatët e zgjedhjeve lokale dhe së shpejti do të dalin edhe rezultatet e hetimit.
Hetimet kanë nisur sipas Llallës pas denoncimeve që janë bërë për disa prej kandidatëve të cilët akuzohen se janë me precedentë penalë.
“Së shpejti do të kemi rezultate për hetimin e kandidatëve,” – tha kryeprokurori Adriatik Llalla.
Këtë deklaratë kryeprokurori e ka bërë sot pas takimit të mbajtur në Gjykatën e Lartë.
Denoncimet sipas kryeprokurorit janë bërë nga forcat politike kundërshtare por edhe nga media e cila ka qenë nën monitorimin e prokurorisë.
/Shqiptarja.com

VIDEO