Llalla-KQZ-së: Nisni verifikimin
për formularin e Artur Bushit
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar dje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar dje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Në një njoftim për median, organi i akuzës njofton se Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. “Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni nga struktura ligjzbatuese mbi disa të dhëna, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi paraprak kryhet nga institucioni që i administron formularët, që në rastin konkret është KQZ-ja. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet këtij institucioni për të kryer verifikimin fillestar. Pas këtij verifikimi, materiali duhet t’i përcillet Prokurorisë, e cila do të vijojë procedurat e saj, sipas përcaktimeve ligjore”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Artur Bushi është akuzuar nga opozita si person që duhet të lërë detyrën, pasi sipas tyre, ka probleme penale në të shkuarën. Kryebashkiaku i Krujës deklaron në formularin e dekriminalizimit se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.
Megjithëkëtë, Bushi thotë se është arrestuar si i dyshuar për trafikim droge, por është shpallur i pafajshëm. Ai deklaron se në 12 qershor 2010 është arrestuar në Itali si i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike, por është liruar nga Gjykata me kërkesë të prokurorisë në 24 korrik të po këtij viti. Bushi deklaron se hetimet kanë vijuar deri në 30 mars 2011, dhe në këtë datë janë mbyllur nga prokurori, ku ai është liruar nga të gjitha akuzat si person që nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai njohu publikun me dy dokumente, një dëshmi penaliteti italiane, dhe një tjetër, vendimin e prokurorisë së shtetit fqinj për mbylljen e cështjes në ngarkim të tij.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1039
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë
23 Korrik, 11:14
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Belerit, e drejtë! Vendimi i komisionit rregullator nuk pengon procesin
11 Korrik, 14:38
-
Opozita merr shumicën e komisionerëve të KZAZ në Himarë
11 Korrik, 14:00
-
Dekriminalizimi/ KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut të PS në Malësisë së Madhe! PD e akuzon Tonin Marinaj për trafik droge në Itali
11 Korrik, 12:35
-
‘Zgjedhorja’ ambasadori i OSBE-së apel: Emigrantët të votojnë! PD-PS pranojnë dështimin e Reformës, fajësojnë njëra-tjetrën
9 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Pse PD është shqetësuar nga zgjedhjet e reja të 4 gushtit
5 Korrik, 21:03
-
Fatura e zgjedhjeve të 2025-ës më 'e kripur' se e 2021! Qeveria planifikon 20 mln euro, por KQZ kërkon 66 mln euro: Për teknologjinë, votim elektronik në 8 bashki
5 Korrik, 14:05
-
U dënua për blerje votash, Fredi Belerit i hiqet mandati si kryetar i Himarës! Mbrojtja: Ta shkarkonte Rama! Dule: Vijojmë përballjen ligjore
5 Korrik, 10:02
-
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
4 Korrik, 14:30