TIRANE- Pretenca e përpiluar nga grupi i prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan burg përjetë për Arben Frrokun është konsultuar dhe nga vetë kryeprokurori Adriatik Llalla. Ky i fundit i bindur dhe nga provat që ishin administruar në dosjen penale kundër Frrokut, ka qenë “ok” me mënyrën e pasqyrimit dhe rradhitjes së fakteve, duke aprovuar kërkesën për dënimin me burg përjetë të biznesmenit Arben Frroku.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, gjyqtarët e Krimeve të Rënda kanë gjetur një shteg, duke e cilësuar dëshmitarin kryesor si të pabesueshëm dhe që kishte mbëritur katër minuta me vonesë në vendin e krimit. Për pasojë,këtë javë prokuroria do i futet punës për apelimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, duke kërkuar nga Apeli deklarimin fajtor të të pandehurit Frroku dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Mirëpo ndryshe nga sa Frroku ndoqi gjyqin nga kafazi i hekurt,vendimin e apelit do e ndjekë nga salla si qytetar i lirë.
/Shqiptarja.com