Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot se ngritja e qendrave të votimi nëpër ambiente private, duhet të marrë fundit. Sipas tij, kjo metodë intimidon votuesit dhe i duhet dhënë një zgjidhje, duke ngritur qendra mobile, të lëvizshme. Fillimisht do të aplikohet në Tiranë dhe më pas do të shtrihet edhe në zona të tjera të Shqipërisë.
"Dihet që vendi ynë, për shkaqe të ndryshme të infrastrukturës, strukturës, nuk ka arritur ende që të ketë mjedise të mjaftueshme për të organizuar zgjedhjet në mjedise publike. Dhe një pjesë e madhe e qendrave të votimit në Shqipëri janë mjedise private, nganjëherë janë edhe restorante, pijetore, mejhane ku dita e zgjedhjeve shndërrohet në një lloj rituali të pakëndshëm për shumë qytetarë, të cilët tek dera e lokalit ku shkojnë për të votuar, ndeshen dhe me gjysmën e fisit të pronarit. Shpeshherë intimidohen, shpeshherë vihen në kushte të vështira, por jo rrallëherë edhe heqin dorë nga votimi. Kështu që, ne i kemi propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të aplikohet një standard tjetër, që të hiqet dorë nga qendrat e votimit pranë mjediseve private dhe të aplikohen qendrat mobile ose të lëvizshme të votimit. Është gati Bashkia e Tiranës për ta aplikuar, por mendojmë që në të gjithë vendin mund të aplikohet një standard tjetër, i cili aplikohet në vendet e Bashkimit Europian, ku qendrat e votimit afrohen pikërisht në vende publike, në vendet më të arritshme nga qytetarët dhe eliminohet rituali i vizitës së tyre në restorante dhe në pijetore për të votuar", tha Lleshaj.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
18 Shkurt, 11:24
-
Vota e diasporës/ 182 mijë aplikime, miratohen 142 mijë kërkesa! Refuzohen 34 mijë të tjera
17 Shkurt, 16:00
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
11 maji/ Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë për të votuar! Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti
15 Shkurt, 16:06
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Arben Qirezi: Bilanci i ri politik i krijuar më 9 shkurt, rruga përpara
14 Shkurt, 15:30
-
11 maji/ Aplikojnë 162 mijë emigrantë, miratohen 128 mijë! Refuzohen rreth 33 mijë, dhanë adresa të gabuara
13 Shkurt, 15:30
-
Zgjedhjet e 11 Majit, Dumani takohet me Celibashin: Bashkëpunim SPAK-KQZ për denoncimin, hetimin dhe luftën ndaj krimeve zgjedhore
13 Shkurt, 15:05
-
Presin dritën jeshile nga Kuvendi/ Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, diaspora zero lekë për postën, vota do numërohet nga komisionerë politikë! Rriten financimet e koha televizive në fushatë
13 Shkurt, 08:31
-
Vota e diasporës/ 157 mijë aplikime, miratohen 125 mijë! Refuzohen mbi 32 mijë të tjera
12 Shkurt, 14:52
Sakte,ose ne institucione shteterore(shkolla etj),ose ne vende" a posto fatto"
Përgjigju