Lleshaj: Koncensionari dështoi, as na lajmëroi për grabitjen, autorët lanë shumë prova

Koncensionari dhe kontraktori i zgjedhur nga kompania kineze për sigurinë e aeroportit kanë dështuar në punën e tyre, tha ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat një ditë pas grabitjes së bujshme të 10 milionë eurove brenda në pistën e avionëve të aeroportit të Rinasit.

Ai tha se koncesionari jo vetëm që dështoi me përmbushjen e përgjegjësive, por as nuk sinjalizoi policinë e shtetit për grabitjen. Lleshaj akuzoi gjithashtu se koncensionari i ka refuzuar kërkesat e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, por as nuk ka denjuar - tha ministri - që të kthejë përgjigje. Ministri foli për një marrëdhënie të vështirë me kompaninë koncensionare në aeroportin e Rinasit, duke thënë se autoritetet ligjore do të marrin masa, ndërsa garantoi qytetarët se aeroporti është i sigurt.

Përsa i përket operacionit për kapjen e autorëve, ai tha ky grup ka grabitur edhe më parë blinda me vlera monetare në Rinas, ndërsa morën një goditje shkatërruese me vrasjen e njërit prej pjesëtarëve (Admir Murataj).  Lleshaj nuk dha detaje për operacionin që po vijon, por tha se banda ka lënë shumë prova pas, që po analizohen nga grupi hetimor.

"Ngjarja e ndodhur dje, më datë 09.04.2019, gjatë të cilës u cenua rëndë siguria e Aeroportit të Rinasit, u grabit një sasi vlerash monetare dhe u vu në rrezik serioz jeta e forcave të rendit, po hetohet me intensitet të lartë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit.

Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike. 

Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të Aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil (ICAO), megjithëse vetëm për llogari të sigurisë kanë arkëtuar rregullisht dhe pa ndërprerje 3 euro për çdo pasagjer që ka dalë nga ky aeroport.

Do të kishte mjaftuar edhe vetëm një pjesë e këtyre parave të përvitshme, që pasagjerët paguajnë ekskluzivisht për sigurinë, për ta garantuar në mënyrë të shumëfishtë perimetrin e jashtëm të Aeroportit, i cili dje jo vetëm që është hapur për disa sekonda, por, për më keq, Koncesionari dhe Kontraktori i tij për sigurinë nuk kanë arritur madje as të sinjalizojnë policinë për këtë thyerje të patolerueshme të sigurisë.

Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare.

Të nisur nga incidenti i rëndë i ditës së djeshme dhe në vlerësim të të gjithë marrëdhënies së vështirë me shoqërinë Koncesionare, që është zhvilluar pas ngjarjes së datës 30.06.2016, kur siguria e Aeroportit u cenua në mënyrë të ngjashme me ditën e djeshme, Autoritetet shtetërore shqiptare do të marrin masa ligjore të shpejta dhe të forta për të garantuar pa asnjë mëdyshje të gjitha parametrat dhe standardet e nevojshme të sigurisë në Aeroportin e Rinasit.

Siguria e jetës, ajo e pronës dhe siguria kombëtare prevalojnë mbi të gjitha interesat e tjerë. Të gjitha masat që do të merren do të jenë plotësisht në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare, të jetës e të pronës.

Me masat e reja që do të merren do të garantohet një nivel sigurie i ri, shumë herë më i lartë dhe në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes më duhet të them se reagimi i shpejtë, profesional, i përpjesshëm dhe i vendosur i Policisë së Shtetit ka sjellë si rezultat që autorët e këtij sulmi të rëndë të lënë në dorë të ekipeve të hetimit prova të shumta materiale, të cilat po i nënshtrohen procedurave përkatëse. 

Falë këtij reagimi të shpejtë dhe të fortë të Policisë së Shtetit, besohet se banda kriminale, e cila ka arritur që edhe më parë të godasë transportin e vlerave monetare, drejt Rinasit apo në institucione të tjera bankare të vendit, pas humbjes së djeshme të kreut të saj, ka marrë një goditje shkatërruese, e cila po thellohet nga ora në orë, falë punës plot përkushtim që po bëhet nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit.

Shkatërrimi i këtij grupi shumë të rrezikshëm kriminal është një sinjal tjetër i rëndësishëm ndaj botës së krimit të organizuar në tërësi. Policia e Shtetit dhe gjitha organet ligj zbatuese të vendit janë të angazhuara, të gatshme, të përgatitura dhe shumë të motivuara për të neutralizuar çdo tentativë kriminale që cenon sigurinë e jetës apo të pronës.

Më lejoni që falënderoj bashkëpunimin e shumë qytetarëve, të cilët dëshmojnë kështu nivelin e lartë të përgjegjësisë civile si dhe mbështetjen që i japin sigurisë së tyre përmes besimit tek Policia e Shtetit.

Në të njëjtën kohë dua të shpreh keqardhjen e thellë për segmente të caktuara të politikës destruktive, që edhe në momentet kur Policia e Shtetit ishte në zhvillim të një përpjekjeje të rrezikshme dhe të armatosur me grupin kriminal, nxituan të rreshtohen kundër saj, të akuzojnë në mënyrë të përçartur dhe krejt të pabazuar atë, si dhe të përhapnin tymin e të pavërtetës, në një kohë kur pritej përkrahja e çdo qytetari apo grupi politik që ndjen përgjegjësinë normale ndaj sigurisë dhe rendit publik të Shqipërisë. 

Së fundmi, siguroj qytetarët dhe gjithë operatorët që përdorin Aeroportin e Rinasit që me masat emergjente të marra dhe të tjera që janë në proces, siguria në këtë Aeroport është plotësisht e garantuar" tha ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 10/04/2019 20:19

    Edhe para dy vjetesh deklaruat qe siguria eshte e garantuar ne aeroport edhe ju ngeli prape ne dere sot. Po shyqyr kemi vetem nje aeroport se do na kishit cu per lesh nga veriu ne jug. Vetem aman mos thoni se do kemi rritje te turizmit dhe ket vit se nuk e ha me njeri sapunin per djath

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/04/2019 19:14

    Me tepelensa, lalucër e lepuj lepër, nuk garantohet asnjë siguri!

    Përgjigju
  • Sander Lleshaj: 10/04/2019 18:20

    Ore, pse ja fusni kot me komentet tuaja! Sigurine e aeroporteve ne gjithe boten e bejne kompani private. Jua merr mendja se May, Merkel, Macron, etj. ia lene sigurine e aeroporteve policise se shtetit? Ku keni pare ndonjehere qe FBI te merret me sigurine e presidentit Amerikan???

    Përgjigju
  • redi: 10/04/2019 18:00

    Zoti Lleshaj kam respekt per figuren tuaj si ish uushtarak i larte, dhe mbi te gjitha ,per disiplinen qe po fut ne reformimin e policise shqiptare . Shqetsimi i juaj mbi mos respektimin e sigurise ne aeroportin e vetem nderkombetar nga ana e koncensionarit eshte mese e vertete .Koncebsioni i dhene nga Nano per TIA qe ne fillinet e saj ka qene nje korrupsion i lidhur ne kontrate ku per nje investim te kryer sot e 20 vjet shqiptaret po torturohen nga veprimet dhe cmimet e koncensionarit qe jane te firmosura ne kontrate.SPAKU per vec shume dosjeve te korrupsionit shteteror duhet te padisi Nanon dhe ministrin perkates per kete kontrate ne dem te popullit shqiptar .Koncensionari po ben cti teket se ka kontraten e firmosur nga batajcinjte politikan .Vetem drejtesia e sqaron krimin ekonomik te shtetit shqiptar ndaj qytetareve te vet ne aeroprtin e Rinasit

    Përgjigju
  • Taipi: 10/04/2019 17:59

    Ministri me vk qe ka pas sbqiperia eshte dhe ushtarak

    Përgjigju
  • Lapi: 10/04/2019 17:52

    Sa te vazhdosh te drejtosh struktura te tera te Policise se Shtetit me tepelensa do te kesh arritje dhe suksese me te medha se ajo e djeshmja ne Rinas zoti Minister. Zgjohu nga gjumi dhe kerko e zgjidh djemte e mire dhe me vlera qe ka Policia Shqiptare dhe mos rri peng i maskarenjve qe ke sot ne drejtim.

    Përgjigju
  • Shendet pac!: 10/04/2019 16:24

    Z.Minister si Ushtarak dhe njeri intelektual,te imponon respekt!

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 10/04/2019 15:47

    Minister ketu duket me grush hekuri se nuk marrin vesh ndryshe. Duhet te veprosh si ne kohen e Enverit se perndryshe keta maloke shpellare nuk marrin vesh.

    Përgjigju
  • Ilir: 10/04/2019 15:18

    Mos...! Shkarko nja 4 a 5 qe nga drejtori i pergjithshem dhe e sheh si do i gjejne paret...! Mos thuaj qe nuk eshte pergjegjesia e policise se le nam. Mos or burre se je dhe ushtarak. Eshte e turpshme e gjitha kjo.

    Përgjigju
  • Ilir: 10/04/2019 15:14

    Fajin e ka koncensionari, fshatari dhe gomari...! Ti dhe vartesit e tu nuk kane asnje faj. Njofton policine se poshte ballkonit te shtepise shitet droge dhe te pyesin per targat e makinave...!

    Përgjigju
  • Fredi: 10/04/2019 15:11

    Ç eshte ky konçesionar qe nuk pjerdh per sigurinë e policinë? Futini kastravecin n’ m yth bashkë dhe kinezërisë se vendin e ruajmë vet ne. C farë eshte ky kinezi qe beka ligjin në Shqipëri? Shqelmin dhe hë!

    Përgjigju
    • Fredi DOBIÇI: 10/04/2019 21:03

      Hahahahahahahahahah! ! ! Fredi ZI në Versionin Mark Marku !!!!! Hahahahahahahhhh !! Fredi ZORRAXHIU me Barkë të Tharë , bën si Psikolog??!!!! Hahahahahahahahahahahah!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen