Lleshaj- kriminelëve: Bëni lekë, vila e makina luksoze me lekët e krimit, nëse Zoti jua ka marrë mendjen... në fund do jua marrë shteti! Nga kanabisi janë fuqizuar bandat

FIER- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga Apolonia ka vënë theksin se krimi në Shqipëri ka pësuar ulje, teksa ka theksuar se grupet kriminale në Shqipëri janë fuqizuar shumë prej kanabisit, e ndërsa ka pasur edhe një mesazh për bandat kriminale.

"Prej kanabisit janë fuqizuar individë kriminale, pastaj kanë kaluar në nivele më të larta të trafikut të heroinës, kokainës, prodhojnë krim, por edhe dëm të imazhit të vendit. Bëni çfarë të doni, nëse jua ka marrë Zoti mend, por dijeni se paratë do ju merren një ditë. Krimi nuk mund të jetë një biznes dhe duke përcjellë këtë mesazh besoj që do të kontribuohet në parandalimin e mëtejshëm të krimit, sepse në këtë rrugë ne mund t;ju japim të rinjve dhe të reja që nuk ia vlen. Mund ta bësh një vilë nesër në rrugë kriminale, por rreziku që të ta marrin është shumë i lartë. Do i bëjmë shkolla, komisariate, qendra sociale, tani jemi në një lloj vështirësie të administrimit të tyre. Besoj fort që nëpërmjet këtij procesi, mesazhi që do përcillet do të jetë i fortë dhe i qartë për të rinjtë e këtij vendi kur të shohin se  çdo të ndodh me jahtin, biznesin, e tjetrit. Krimi ka avancë të përkohshme, por garën e fiton shteti. Shteti nuk lodhen kurrë, nuk i mbarojnë kurrë njerëzit, paratë, nuk është rrugë ajo që të rinjtë shpesh herë joshen ku aktorët e mëdhenj publik", tha Lleshaj.

Nga takimi ku ishte me kryebashkiakët e qarkut Fier, Lleshaj foli edhe për Vettingun në Polici. "Do vazhdoj puna për Vettingun në polici, Vettingu nuk bëhet për policinë, por për punonjësit. Vetingu drejtohet ndaj individëve, jo policisë, individë që nuk mungojnë që mund të jenë përfshirë në punë që nuk duhet të përfshihen", shtoi ministri.

Në fokus të deklaratës së tij ministri pati edhe situatën e krijuar nga koronavirusit, sipas së cilit është shumë herët për t'iu rikthyer jetës normale.

"Jemi ende herët për të kaluar në trajtën normale të jetës, fatkeqësi që ta zhbëjmë me pakujdesi atë që bënë, e rëndësishme bashkëpunimi i shtetit, por edhe i qytetarëve. E rëndësishme që qytetarët siç e bënë vetë karantinën, të bëhen bashkëpunues në këtë përpjekje të përbashkët që të mos zhbëjmë atë që bëmë", tha Lleshaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetem me kritika..Shikoni punet e Policise dhe pothuaj te gjitha rastet Jane kapur...: 19/06/2020 13:41

    Duhet lavderuar puna e Policise dhe Drejtuesve te tyre.. Faktet tregojne qe Policia eshte duke punuar shume e me shume .. Per ke. ! per neve Si Qytatare te gjithe sebashku te jetojne te Lire .. Prandaj mjafte me kritika,, Policise duhet tju lavderojme dite e Nate,, Se vetem me punet e tyre ,Duke rrezikuar jeten e tyre dhe te Families te tyre,,neve JETOJME te Lire,,dhe cdo Qytatare Jeton pa friken e Krimineleve,,se Policia po i kape ne kohe te shkurter... Flm....Policise ,qe Ju krijon Qytetareve jeten te Lire...

    Përgjigju
    • Juristi: 19/06/2020 15:13

      Mos u shqeteso nga policia i thoshte Mojsi Habili italjanit ne Porto Palermo kur ngarkonin anijen me droge se policine e kemi me vete me perjashtim te ndonje bastardi qe na spiunon. Oficerja e policise ne Vlore e dashura e njerit prej vllezerve Habilaj. Prandaj policia do lene te punoje nuk do bezdisur me koment. Po per viktimat hasmerite dhe jetimet qe le pas trafiku dhe sjellin krime ka pergjejsi ky Leshi , apo Rilindja eshte e interesuar vetem per leket.

  • Luca: 19/06/2020 13:07

    Po ti zoti kapterr qe bon moral, ktheje njihere koken nga ato qe ke ne krah.. Kriminelet i ke me kollare oo pseudominister dhe jo ne rruge sic thua ti, me vila e makina

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 19/06/2020 11:13

    O Sander Leshi bandave kriminale te financuara nga droga nuk i bejne gje shtetet qe jane fuqi boterore.

    Përgjigju
  • Fieri: 19/06/2020 11:08

    Ke te drejte o minister Leshi por ne krah ke ortakun e Ben Qimes. Pyete pak sa apartamente i ka marre dhurate kryetari i bashkise. Pyete dhe kush kompani i fiton te gjithe tenderat. Peshku qelbet nga koka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale