Lleshaj 'liston' kërkesat në Komisionin e Sigurisë: Ministria ka nevojë për mbështetje më të madhe! Të rritet rroga për policët

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Komisioni i Sigurisë ku po diskutohet projekt buxheti i vitit 2021 ka kërkuar më shumë mbështetje për policinë e shtetit.

Teksa ka listuar kërkesat, Lleshaj ka kërkuar një rritje apo trajtim financiar për punonjësit e policisë, duke theksuar se ashtu si mjekët janë përballur me pandeminë që nga dita e parë e saj duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

“Pandemia është përballuar nga dy lloj bluzash, bluzat e bardha dhe bluzat blu. Policia e Shtetit ka qëndruar nga dita e parë, jashtë në rrugë, në pikat e kalimit kufitar, duke u përballur pandeminë. Nëse do kishte hapësirë do duhet të kishte një rritje apo trajtim financiar për këtë kategori aq sa do të ishte e mundur”, tha ministri.

Më tej teksa renditi sektorët që kanë më shumë nevoja për investim në polici dhe ministrinë që ai drejton, tha se pagat e gjobave do përdoren për sigurinë rrugore.

"Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës Pandemia dhe tërmeti kanë ndikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit do të ketë ngarkesë të madhe në vitin 2021 edhe për shkak të vitin zgjedhor. Sa i përket investimeve qeveria vjen në Kuvend me një buxhet të reduktuar për Ministrinë e Brendshme. Investimet do të jenë me financim të brendshëm. Kemi nevoja të mëdha për laboratorin shkencor të Policisë së Shtetit për shkak se nga aty gjenerohen provat shkencore për të gjithë proceset penale. Ne po punojmë me partnerë dhe donatorë. Do duhet që financimi të kombinohet. Ka një investim për kampusin qendror të policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për një sistem komunikimi modern.

Ministria e Brendshme po punon për të shtuar ndërveprimin me ministritë. Emergjenca civile është njëra prej tyre. Ne kemi përgjegjësinë të zbatojmë këtë detyrim ligjor. Ne do të kujdesemi të qëndrojmë për zbatimin e këtij detyrimi ligjor ashtu si do kërkohet zbatimi i disa parametrave të tjerë. Mungesa e një sistemi standard ka çuar në zhvillime jo harmonike. Do të jetë pjesë e prioriteteve të prefektëve për vitin 2021

Ministira e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Kampusi qendror i policisë së shtetit projekt i madh. Kemi nevojë për drone jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendra trajnimi për shtruktura të brendshme. Vendi ynë është një vend që ende që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdhaja sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike. Komisariatet kanë nevoja të mëdhaja për investim ne kemi hartuar projektet dhe presim financim. ne duam të ndërtojmë një qendër të madhe multifuksionale. Na duhet të shtojmë kapacitetet e trajnimit. Pikat e kalimit kufitar nuk janë më dinjitozet. Kjo është një çështje e ministrisë së brendshme dhe të financave. Këto janë gjërt për të cilat në të ardhmen duam mbështetje. Tani do kaloj me këto mundësi që janë dhe të adresojmë këto problematika", tha Lleshaj mes të tjerash.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Policia: 30/10/2020 12:58

    Shkurt dhe me pak fjale ti sduhet te rrish me ate karrige je ministri me kot. Thua rritje rroge per SH.Ç.B.A se ate e kontrollon ti dhe vetem ti se emerimet ne Drejtorin e pergjithshme ta ka mbyll deren Ardi dhe kte e dim te gjith dhe shum mire ta ka bere se po mos ishte dhe ai ty katrahuren qe bere si keshilltar do e beje edhe aty. Ku e ke drejtorin e prokurimeve mikun tend Z.Minister

    Përgjigju
  • Altin: 30/10/2020 12:01

    Bravo o begs xhuxh ne shpirt e ne trup , 7 vjet pa i rritur rrogen policise e nuk ndihesh,premtove vjet kur ishin protestat rritje page e genjeve .I ke barazuar rrogen e nje oficeri policie me grade Kryekomisar qe ka pergjegjesi me nje mesues qe punon 4 ore ne dite.Nuk bejne te gjithe leke te pista ne polici si ata 5 vete qe takon zotrote, ka shume njerez te ndershem qe ate rroge presin ne fund te muajit .Palaco .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK