Kodi penal/ Lleshaj mbledh tryezë konsultimi, KShH kërkon ndryshime për dhunën ndaj gazetarëve

Ndryshimet e kodit penal të propozurara nga qeveria shqitpare i janë nënshtruar konsultimit publik. Siparin e ka nisur ministria e brendshme e cila nëpërmjet minsitrit Lleshaj është ndalur tek ato nene që lidhen me sigurisë.

Për Lleshajn ndërhyrjet tek nenet që lidhen me dhunën ndaj policëve, lojërat e fatit, dhunën ndaj mjekëve, trafikimin e fëmijëve dhe bllokimin e rrugëve janë domosdoshmëri.

"Këto ndryshime që janë propozuar lindën nga nevojat konkrete të evidentuara gjatë funksionimit të punës së organeve ligj zbatuese, strukturave të Policisë së Shtetit, strukturave të tjera që merren me mbrojtjen e fëmijëve, me rendin publik dhe me fusha të tjera të rëndësishme. Disa prej ndryshimeve që propozohen nuk parashikohen fare në Kodin e sotëm penal, ose disa të tjera janë ndërhyrje për të përshtatur masën e shkeljeve penale me masën e dënimit, për arsye se konstatohet që masa e dënimit në disa raste është e papërshtatshme", deklaroi Lleshaj.

Ndërsa komiteti shqiptar i helsinkit i kërkoi z.Lleshaj të propozj në këtë paketë dhe një nen të vecantë për dhunën ndaj gazetarëve.

Në përfundim të konsultimeve publike të cilat do të bëhen edhe nga ministri të linjave për kodet që preken pritet që projektligji më pas me ndryshime ti kaloj kuvendit nga ku kërkohet shumicë e cilësuar prej 84 vota për miratim.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 10/05/2019 15:36

    Vetem llafe kini e arestuat tjetrin(Kledi..)dhe bente figura nga makina e policise.Ligji thote deri ne 5 vjet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja