Atentati ndaj Preng Gjinit, Lleshaj e pranon: Policia e Shtetit dështoi!

Atentati ndaj Preng Gjinit, Lleshaj e pranon: Policia e Shtetit dështoi!

Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar mbrëmjen e sotme se Policia e Shtetit ka dështuar në parandalimin e atentatit të sotëm me tritol në Tiranë ndaj Preng Gjinit.

Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë. Këto grupe (kriminale) kanë mjetet e tyre, eksplozivet janë një nga këto. Grupet kanë ekzistuar , janë rralluar sepse janë ndëshkuar, por nuk përjashtoj ekzistencën e celulave të tilla. Kemi 330 raste armësh të kapura, çështja është që të vendosim gjithë mekanizmat që të minimizojmë veprimtarinë e tyre”, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj ka pranuar i ftuar në “Open” se policia gaboi në moment të fundit në zbulimin e atentatorit të vrasjes së Kastriot Reçit, megjithëse më herët kishin deklaruar se ishin afër zbardhjes së ngjarjes. Reçi është midis pesë të vrarëve nga konfliktet midis dy familjeve në Rrëshen, ngjarje të ndodhura për hakmarrje. Edhe atentati i sotëm dyshohet të ketë lidhje me këto ngjarje.

Gazetarja: Keni thënë shpesh se ishin afër zbardhjes së vrasjes së Kastriot Reçit. Shërbimet Sekrete kanë hedhur alarmin se grupet kriminale po eliminojnë njëri-tjetrin. Ku dështoi policia në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit?

Sandër Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, por kam thenë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit, devijoi. Të mos bëjmë hetim publik për ngjarjet. Nuk mund të flas me emra dhe të bëj ndërlidhje. Ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi për vrasjen e Reçit? 

Gazetarja: Kështu dyshon prokuroria, flitet për hakmarrje.

 Sandër Lleshaj: Këto janë hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen.

Gazetarja: A ka një grup të caktuar kriminal që bën vrasje me lëndë plasëse.

Sandër Lleshaj: Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Ka patur jo një grup, por shumë grupe. Por ka edhe celula të tjera, është një biznes kriminal. Kemi disa raste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iilo: 16/09/2020 09:49

    Pse hera e pare qe deshtoni, pothuajse te gjitha krimet qe po ndidhin jane bere kronike e nje vrasjeje te paralajmeruar ku strukturat e Shtetit ose nuk kane veshe per te degjuar ose sy per te shikuar, eshtebere barsalete si nefilmat italiane te viteve 80 policiavjen dhe mbledh kufomat.

    Përgjigju
  • Polici pa bilbil: 15/09/2020 22:57

    Mire qe e thua vete z. Lleshaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja