Lleshi: Mungesa e anëtarëve s'është 
shkak për mosfunksionimin e KQZ

Lleshi: Mungesa e anëtarëve s'është <br />
shkak për mosfunksionimin e KQZ<br />
 TIRANE - Kryetarja e KQZ -së deklaron se mungesa e anëtarëve të KQZ nuk përbën asnjë shkak për mosfunksionin e KQZ-së. Deklarata është bërë nga zonja Lefterie Lleshi gjatë një seminari për Zgjidhjen e Ankimimeve Zgjedhore, zhvilluar sot pardite në hotel Tirana.

Sipas Lleshit, KQZ dhe në këto kushte që është do të administrojë procesin zgjedhorë.

"Ne duam zgjedhje me standarte edhe pse nuk kemi numrin maksimal kjo nuk e cënon punën tonë. Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR çka i jep përgjegjësi KQZ edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet. Jemi të vendosur për të qenë arbitër të paanshëm" - tha Lleshi.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj   tha se anëtarët e Kolegjit Zgjedhorë do të jenë të paanshëm në vendimet e tyre.

Lleshi shprehu shqetësimin se problemet me zgjedhjet nisin pas ditës së votimit, çka kërkohet vullneti dhe bashkëpunimi të gjithëve për të patur një proces të sukseshëm zgjedhor.

Aktualisht KQZ funksionon me 4 anëtarë pas dorëheqjes së 3 komisionerëve të propozuar nga opozita si kundërpërgjigje ndaj shkarkimit të Ilirjan Muhos, i propozuar nga LSI. 

OKB:  REALIZIMI I ZGJEDHJEVE KERKON INSTITUCIONE TE FORTA
Në fjalën e saj Koordinatorja e Përhershme te OKB-se, Zineb Touimi Benjelloun vlerësoi se zgjedhjet janë të rëndësishme dhe Kolegji Zgjedhor luan një rol kyç në zgjidhjen e animimeve.
“Nuk kam nevojë të përsëris që zgjedhjet janë me të vërtetë shtylla e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës. Realizimi i duhur i zgjedhjeve siguron legjitimitet të fuqisë politike. Sikurse e dini të gjithë realizimi i zgjedhjeve kërkon institucione të forta. Konfliktet zgjedhore janë pjesë e demokracisë. Partite, lideret politik dhe zonat elektorale mund dhe duhet të ngrenë ankimime të tilla tek instancat zgjedhore përkatëse – në rastin tone tek Kolegji Zgjedhor. Është përgatitja dhe kapaciteti i institucioneve zgjedhore që menaxhojne ankimime të tilla në kohën e duhur, që i ndan demokracite e përparuara nga të tjerët.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat