Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ishte e pranishme në çeljen e “Javës së Aventurës në Ballkanin Perëndimor”, aktivitet që organizohet për herë të parë në tre vende të rajonit Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Aktiviteti u zhvillua në Llogara, ku i pranishëm ishte Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe disa media prestigjoze ndërkombëtare të udhëtimit të aventurës, nga Suedia, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Në fjalën e saj, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni e vuri theksin tek bukuritë natyrore të Shqipërisë, trashëgimia kulturore dhe historike dhe veçanërisht mikëpritja shqiptare.
Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexandër Arvizu vlerësoi bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe tha se turizmi është shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit. Nisja e javës së Aventurës në Shqipëri shihet si një mundësi e artë e prezantimit të bukurive shqiptare në medien ndërkombëtare, duke rritur dhe më shumë mundësinë e ofrimit drejt turistëve të huaj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com