Mesditën e sotme është bllokuar aksi rrugor Qafë Llogara-Orikum (Vlorë), pranë fshatit Dukat për shkak të shkarjes së dherave, që kanë ardhur si pasojë e shirave të sotëm, erozionit dhe djegies së pyllit pak kohë më parë.
Kjo është diçka e përsëritur, sepse pas çdo shiu ka rrëshqitje dherash dhe rruga bllokohet, pjesërisht ose tërësisht.
Bllokimi i rrugës ndodhi edhe një javë më parë dhe u desh ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për të zhbllokluar rrugën.
Aktualisht në vend ndodhet policia për të shmangur problemet dhe mjetet janë duke punuar për hapjen e rrugës.
[gallery]23821[/gallery]
Policia Rrugore
Si rezultat i rreshjeve të shiut aksi rrugor Qafë Llogara-Orikum (Vlorë) në vendin e quajtur Dukat ka pësuar rrëshqitje dhe mbushje të karrexhatës së rrugës me materiale inerte.
Është njoftuar Enti pronar i rrugës për të rivendosur gjendjen.
Gjithashtu shërbimi i Policisë Rrugore është duke u kujdesur për të siguruar mbrojtjen dhe qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks rrugor.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO