Llogaridhënia publike, Manastirliu në Nikël: Përgjegjësi e drejtorëve nëse nuk iu përgjigjen qytetarëve

Llogaridhënia publike, Manastirliu në Nikël: Përgjegjësi e drejtorëve nëse nuk iu përgjigjen qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Nikël

Çdo drejtor në nivel vendor apo qendror që nuk pret qytetarët për problematikat në lidhje me marrjen e shërbimit shëndetësor, për një problem legalizimi apo cfarëdo shqetësimi që ngrihet prej tyre, do të mbajë përgjegjësi nëse nuk ju përgjigjet qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Njësinë Administrative Nikël në Krujë, gjatë ndalesës së turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”. Në bashkëbisedimin me qytetarët merrnin pjesë dhe deputetët e zonës si dhe drejtuesit vendorë. 

Një qendër shëndetësore do të rehabilitohet tërësisht në zonën e Krujës gjatë këtij viti në kuadër të projektit të rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore, ndërsa po shohim mundësinë për të rehabilituar në bashkëpunim me bashkinë edhe të qendrës shëndetësore të Tapizës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Banorët ngritën shqetësimin e legalizimeve.

Ka shumë punë që ende nuk janë kryer, ka shumë gjëra që nuk janë ashtu sic duhet, e pranojmë, por ne duam të bashkëqeverisim me ju dhe një mundësi është patjetër edhe platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al ku ju mund të shkruani për cdo hall apo shqetësim dhe do të merrni përgjigje brenda 10 ditësh për problemin tuaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë zhvilloi gjithashtu edhe një takim në Njësinë Administrative Bubq, ku shqetësimi kryesor I banorëve ishte çështja e ujit të pijshëm dhe përmbytjeve nga rrjedha e lumit.  Kryetari i Bashkisë së Krujës premtoi se po punohet për rregullimin e shtratit të lumit, që do ti japë zgjidhje përfundimtare problemeve të përvitshme të kësaj zone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silvia: 09/05/2018 15:29

    C'turp institucional! Zj. Ministre, ti dhe te gjthe ju qe e applikoni kete llogaridhenien publike - gjyq publik hipokrit i tipit alla enver hoxha gju me gju me popullin! Zj. ministre paguhesh per te punuar ne zyre studio me letra dhe jo per spektakle te cdo zhandrri qe skane lidhje me nenin e ligjit te sherbimit civil .." aktiviteti -deyra administrative ne zbatim te ligjeve e nepunesit aktualizohet ne zyre ambjent i X institucioni..." Etj etj

    Përgjigju
  • yyyy: 09/05/2018 14:36

    ik moj lop.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë